Demokratët besojnë në rikthimin në pushtet të PD-së brenda 2017-ës
Flasin deputetët Tritan Shehu dhe Sherefedin Shehu
Edhe pse kanë humbur thellë demokratët besojnë tek një rikthim i shpejtë në pushtet. Deputetët Tritan Shehu dhe Sherefedin Shehu duke folur për mediat, mohojnë se demokratët do të sillen si opozita e para 23 qershorit.
Qëndruan tetë vite ne pushtet, pësuan një humbje të thellë, por mes tyre ka nga ata që e besojnë rikthimin në pushtet para 2017-ës.
Besojnë kështu sepse mashoranca e majtë ndonëse me 83 mandate, sipas tyre nuk ka ide qeverisese dhe nuk mban premtimet.
Vetë zotohen se nuk do të bëjnë si opozitarët e para 23 qershorit
Kanë një kryetar të ri dhe refuzojnë t’u flitet për përçarje për shkak të kësaj.
Kryetari i PD-së Basha nuk do ta drejtojë nga Parlamenti betejën opozitare, por kjo nuk është diçka që nuk ndreqet.