E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani apel sërish: Bashka e qeveria, masa urgjente për strehimin e romëve

romet6Tiranë- Pas një mbrëmje ku tensioni në rrugën e Kavajës ndaj 37 familjeve rome u shtua dhe pronari i ndërtesës i nxori në mes t1% katër rrugëve ata, Avokati i Popullit vijon të bëjë thirrje për marrjen e masave sa më shpejt të jetë e mundur për gjetjen e një zgjidhje për strehimin e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Igli Totozani reagoi sërish sot duke i bërë thirrje Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punës që të marrin masa urgjente për sistemimin e familjeve rome, pasi sipas tij, po shkelen të drejtat e njeriut.

I kërkojmë Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta që nëpërmjet shërbimeve të tyre sociale dhe programeve respektive për strehim dhe ndihmë të paraqiten urgjentisht pranë familjeve të dëbuara për të njohur dhe administruar nevojat emergjente të pjesëtarëve të tyre. Të marrin urgjentisht masa të shpejta për të siguruar ndihmën e nevojshme emergjente dhe komplekse për këto familje si dhe të marrin masat e duhura për të siguruar pa vonesë strehim të pranueshëm në respekt të standardeve ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor,- shprehet Totozani.

Ndërsa duke ju drejtuar qeverisë, Avokati i Popullit i ka kujtuar që të përmbushë kriterin e 11-të nga BE-ja për marrjen e statusit kandidat, i cili ka të bëjë me detyrimin e saj për të ndërmarrë hapa konkretë në forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dhe romëve, si dhe në zbatimin e efektshëm të politikave anti-diskriminim.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Avokatit të Popullit dhe ndërkombëtarëve për të gjetur një zgjidhje për çështjen e romëve, situata mbetet e nderë dhe mbrëmja e djeshme ka shënuar edhe tensionin më të fundit ku firma ndërtuese largoi me forcë nga strehimet e tyre 37 familje rome. Ata kanë ndërtuar provizorisht në mestë diellit në trotuarin e rrugës së Kavajës baraka që nuk ofrojnë asnjë kusht minimal jetese. Teksa apelojnë për zgidhje të situatës në të cilën ndodhen.

Pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj ka dhënë një urdhër për pezullimin e vendimit për largimin e 37 familjeve rome nga kjo zonë. Kjo erdhi menjëherë pas takimit të Avokatit të Popullit me përfaqësues të ndërkombëtarëve, të cilët shprehën shumë shqetësim lidhur me këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›