E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Shteti fle, pyjet digjen. Këta po ikin si pushtues e po lënë shkatërrim

diegia-e-opyjeveTiranë- Taulant Balla ka denoncuar rënien e një zjarri në pyjet e bregdetit të Jalës dhe mos ndërhyrjen e shuarjes së tij nga institucionet përkatëse.

Balla akuzon ministrin në detyrë Fatmir Mediu dhe kryeministrin në ikje Sali Berisha se me heshtjen e tyre sipas tij, po shkatërrojnë vendin.

“Shteti fle, pyjet digjen. Këto pamje që shikoni sapo janë filmuar në bregdetin e bukur të Jalës. Prej 24 orësh ka rënë zjarr dhe asnjë institucion shtetëror nuk është dukur për të organizuar punën për fikjen e zjarrit. Në fakt kush ta organizojë punën? Fatmir Mediu që me zjarret fsheh pyjet e shkatërruara nga prerjet e paligjshme apo notari Sali, i cili është vetëm pak kilometra nga kjo vatër zjarri. Këta po ikin si pushtues dhe mbrapa po lënë vetem shkatërrim.

Por ta dinë se papergjegjshmëria është shpërdorim detyre. Neni 248 i Kodit Penal e përcakton qartë dënimin për ta. Ndërkohe i bëj thirrje zjarrfikësve të nisen për në Jalë”,- shkruan Balla në Facebook.

Këtu mund të shikoni videon:

https://www.facebook.com/photo.php?v=596831187006071&set=vb.283447241700884&type=2&theater

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›