Presidenti takon ministrin Agim eku
Presidenti Bamir Topi priti ministrin e Forcave te Sigurise se Kosoves Agim eku dhe delegacionin qe e shoqeron gjate vizites zyrtare ne vendin tone. Topi vleresoi faktin se klasa politike dhe qytetaret kosovare edhe pas zgjedhjeve te fundit dhe konstituimit te institucioneve legjitime vazhdojne te deshmojne maturi pergjegjshmeri dhe ndergjegjesim per sfidat thelbesore ne konsolidimin e shtetit te ri te Kosoves. Ai vleresoi punen e segmenteve te Forcave te Sigurise se Kosoves dhe theksoi domosdoshmerine e ruajtjes se maturise politike dhe te respektimit te te drejtave te te gjithave pakicave. Kreu i shtetit shqiptar vuri ne dukje domosdoshmerine e liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves. Ministri eku theksoi domosdoshmerine e vazhdimit te partneritetit dhe bashkepunimit te frytshem mes dy vendeve.