Keshilli Kombetar zyrtarizon Bashen
Mesohet se mbledhja ka qene e qete nderkohe qe kryeministri Berisha ka qene ai i cili ka prezantuar para anetareve kandidaturen e Bashes per bashkine e kryeqytetit. Per me teper kryeministri Berisha ka uruar edhe kandidatin e ri dhe nje prej ministrave te tij me te preferuar.
Ta gezojme kryetarin e ri mesohet te jete shprehur kreu i qeverise brenda mbledhjes. Ne nje kohe kur kane bere publik kandidatin e tyre per bashkine e kryeqytetit demokratet nuk kane zyrtarizuar asnje kandidature tjeter duke i lene per ne momentin e fundit.
Edhe pse ishte njoftuar se diten e djeshme ne mbledhjen e Keshillit Kombetar do te zyrtarizoheshin te gjithe emrat per kryetare te bashkive dhe te komunave per arsye qejfmbetjesh kandidaturat e tjera do te publikohen diten e diel nderkohe qe emrat qe do te shpallen edhe zyrtarisht i dine vetem nje grup teper i ngushte.
Sipas statusit te PD-se Keshilli Kombetar vendos te gjitha kandidaturat si per zgjedhjet vendore ashtu edhe per ato parlamentare. Demokratet tashme kane mbyllur procesin e perzgjedhjes se emrave ne te gjitha zonat elektorale ne nivel qarqesh ku grup-seksionet kane propozuar emrat per drejtues te rinj te pushtetit vendor.
Prezantimi
Menjehere pas perfundimit te mbledhjes se Keshillit Kombetar demokratet kane prezantuar ne publik kandidatin e tyre per bashkine e kryeqytetit. Ka qene vete kryeministri Berisha i cili prezantoi Lulzim Bashen si kandidat per Bashkine e Tiranes duke e cilesuar ate si kandidatin me te mire per bashkine e kryeqytetit. Kryeministri shprehu bindjen se Ministri Basha do te jete ne gjendje te transformoje fytyren e kryeqytetit.
PD dhe Aleanca per Qytetarin eshte krenare te mbeshtese njerin prej personaliteteve me te suksesshme te Partise Demokratike. Zgjodhem Bashen sepse ai eshte nje njeri qe ka njohur vetem shkelqime gjate jetes se tij - deklaroi Berisha.
Mazhoranca duket se do te vijoje edhe ne kete fushate te luaje me karten e cilesive morale. Shefi i mazhorances u shpreh se kandidati i Aleances per Qytetarin eshte bashkeshorti shembullor prindi shembullor prandaj ai do te jete sipas tij edhe Kryebashkiaku shembullor per nje Tirane Europiane.
Basha
Kandidati demokrat Lulzim Basha shprehu bindjen per fitimin e gares elektorale me liderin e opozites Rama. Edhe pse tre kandidatet e tjere demokrate kane humbur perballe Rames ne zgjedhjet e meparshme vendore Basha u shpreh i sigurt per fitimin e Bashkise se Tiranes dhe premtoi krijimin e nje task-force per punesimin. Sot Bashkia nuk ben asgje per punesimin por Bashkia mund te beje gjithcka per punesimin. Misioni im eshte hapja e 30 mije vendeve te reja te punes ne dy vitet e ardhshme.
Ne duhet te nxisim ekonomine me ane te hapjes se vendeve te reja pune - tha Basha. Kandidati demokrat sulmoi rivalin e tij socialist duke u shprehur se e ka zhytur kryeqytetin ne koas. Kaosi ne trafik ka sjelle vetem humbje ka sjelle ndotje. Ne kemi nevoje te investojme ne infrastrukture.
Unaza e Madhe do te rrise eficencen e biznesit duke ulur kohen e transportit. Duke filluar me Unazen e Madhe me nje rrjet nenkalimesh dhe me nje sistem parkingjesh ne do te zgjidhim problemin e trafikut. Shqiperia do te kete tramvajin e saj - tha Basha. Luis Tanushi
Qarku Lezhe
Bashkia Mamurras PD Kastriot Piroli
Bashkia Lac PD Luigj Isufi
Bashkia Lezhe LSI-PD Viktor Tusha
Bashkia Rubik PD Mark Ruci
Bashkia Rreshen PD Preng Toma
Qarku Kukes
Bashkia Kukes PD Hasan Halili
Bashkia Krume PD Bardhyl Peka
Bashkia Barjam Curri PD Nuredin Ametaj
Kandidatet per Qarkun Elbasan
Bashkia Belsh PD Asqeri Kuqja
Bashkia Cerrik PD E. Duzha
Bashkia Elbasan LSI Durim Hushi LSI
Bashkia Peqin PD Ilir Rrusha
Bashkia Librazhd PD Arjanit Leka
Bashkia Perrenjas PD Artur Topi
Kandidatet per Qarkun e Shkodres
Bashkia Koplik PD Ramadan Lika
Bashkia Shkoder PD Lorenc Luka
Bashkia Vau-Dejes PD Pjeter Lleshi
Kandidatet per Qarkun Diber
Peshkopi Ilir Krosi
Bulqize PD Roland Keta aktual
Burrel PD Skender Lleshi
Kandidatet per Qarkun e Beratit
Bashkia Berat PD Arenc Berati
Bashkia Skrapar LSI Nesim Spahiu
Bashkia Polican LSI Lulzim Gojka
Bashkia Ure Vajgurore PD Thoma Rumnici
Kandidatet per Qarkun Fier
Bashkia Fier LSI Bujar Hasaj
Bashkia Patos Bashkia Roskovec
Bashkia Lushnje LSI Albert Sanxhaku
Bashkia Ballsh PD Dallendyshe Allkaj / Neim Bega
Kandidatet per Qarkun Vlore
Bashkia Vlore PD Ardian Kollozi
Orikum LSI-PD Arben Sulaj
Bashkia Selenice PD Ilia Seferi
Himare mund te mbeshtetet edhe Bollano
Kandidatet per Qarkun Gjirokaster
Gjirokaster LSI Genci Sinoimeri
Permet LSI Kujtim Hoxha
Tepelene PD Sevo Mici
Bashkia Libohove
PD Altin Como
Kandidatet per Qarkun e Lezhes
Lac PD Luigj Isufi
MamurrasPD Kastriot Piroli
Milot PD Vlash Gega
Lezhe LSI Viktor Tushaj
Shengjin PD Luigj Prela
Kandidatet per Qarkun Korce
Bashkia Korce PD Andrea Mano
Bashkia Maliq PD Xhevdet Belishta
Bashkia Pogradec LSI-PD Luan Topciu
Kandidatet per Tiranen
Bashkia Tirane PD Lulezim Basha
Njesia nr 1 PD Ariana Bekteshi
Njesia nr 2 LSI Elez Gjoza
Njesia nr 3 LSI Ilir Kokona
Njesia nr 4 PD Hysen Gjura
Njesia nr 5 LSI Erisa Xhixho
Njesia nr 6 LSI Luzhiana Abazi
Njesia nr 7 PDIU Krenar Alihmemeti
Njesia nr 8 PR Arben Tafaj
Njesia nr 9 PD Indrit Fortuzi
Njesia Nr 10 PD Blendi Fuga
Njesia Nr 11 PD Alfons Muca
Qarku Durres
Bashkia Durres PD Ferdinand Xhaferraj
Bashkia Shijak PD Afrim Brahimaj
Bashkia Manze PD Bujar Huqi PD
Bashkia Sukth PD Sherif Fortuzi