Festa e Greqise rikthen ne publik konsullin Ikonomu
Festa kombetare e Greqise ka nxjerre perseri ne skene konsullin grek te Korces Theodhoros Ikonomu. Kesaj radhe diplomati eshte kujdesur te mos nxjerre nga goja asnje fjale por ka urdheruar stafin e tij te mos lejoje asnje perfaqesues te medias ne ceremonine e organizuar me kete rast.
Konsulli i vene ne qender te sulmeve per shkak te deklaratave provokuese per Vorio-Epirin eshte bojkotuar dje nga anetaret e Keshillit Bashkiak te Korces por eshte sajdisur nga zyrtaret me te larte lokale kryetari i Bashkise prefekti dhe kryetari i Keshillit te Qarkut te Korces.
Nderkohe nje ceremoni teper normale eshte zhvilluar me rastin e festes kombetare te Greqise ne fshatin Dervician te Dropullit te Poshtem. Ministri i Punes eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule konsulli ne Gjirokaster Ioannou Rizopoulou dhe shume banore te fshatrave te minoritetit grek kane marre pjese ne kete ceremoni ku fjalen e hapjes e ka marre Rizopoulou i cili ka lexuar letren pershendetese te Presidentit te Greqise Karolos Papulias. Ne kete leter theksohej edhe njehere mbeshtetja qe shteti grek ka dhene dhe do te jape ne te ardhmen per minoritetin grek te Shqiperise. Gjate fjales se tij konsulli theksoi se greket e ketushem ne ditet e ardhshme do te perballen me dy beteja e para zgjedhjet lokale te 8 majit ku minoritaret duhet te zgjedhin perfaqesuesit e tyre per te mbrojtur te drejtat e tyre dhe beteja e dyte per ta eshte regjistrimi i popullsise. Minoriteti grek eshte prezent ne Shqiperi dhe kete duhet ta tregoje pa frike - tha ai. Duke u ndalur ne nivelin e marredhenieve shqiptaro-greke Rizopoulou tha se ato jane te njejta dhe te pandryshuara ndonese zera te ndryshem kryesisht mediatike kane perfolur indirekt miqesine mes dy vendeve.
Ne ceremoni e mori fjalen edhe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule i cili tha se revolucioni grek i vitit 1821 ishte zanafilla e revolucioneve te ardhshme ne te gjithe Ballkanin per pavaresine dhe lirine e tyre. shte nje feste qe nuk kufizohet vetem tek greku dhe Greqia. shte festa e gjithe njerezve qe idealet e pavaresise lirise dhe demokracise i kane paresore. Me tej kreu i PBDNJ-se u prononcua per mediat ne lidhje me zgjedhjet e 8 majit. Ne jemi te bindur se PBDNJ-ja i ka influencat e duhura elektorale per te vazhduar qe te jete ne vendin e trete te forcave politike per nga numri i bashkive dhe komunave qe do te administroje pas zgjedhjeve lokale te 8 majit - tha ai ndersa shtoi se edhe ne zgjedhjet e kaluara PBDNJ-ja e ka vertetuar se mund te garoje e pavarur dhe pa mbeshtetjen e forcave te tjera politike.