Qarqet greke te ndara per kandidatet e Himares
Nje grup prej afro 20 personash perfaqesues pa shume peshe te sillogjeve te Athines dhe te lobit greko-amerikan kane vizituar Himaren ditet e fundit me mision zyrtar kremtimin e festes kombetare te Greqise. Dergata eshte pare dje ne nje dreke ne nje nga restorantet e braktisura te sezonit ne lagjen Zamar te Himares. Sipas burimeve nga Himara qellimi real i vizites se perfaqesuesve te qarqeve nacionaliste nga Athina dhe SHBA-te ka qene vendosja e nje kandidati qe te garoje ne emer te minoritetit por qe te kete edhe mbeshtetjen e njeres prej forcave kryesore politike shqiptare per te garantuar fitoren. Duke qene se kandidatura e Vasillaq Bollanos nuk mund te garantoje me sukses ne Himare dergata ka propozuar nje tjeter emer ate te nje himarjoti qe ka jetuar ne Vlore e qe aktualisht punon ne administraten greke si nepunes i Ministrise se Bujqesise. Behet fjale per Piro Fotjadhin ish-mesues ne Vlore i cili eshte pjese e strukturave politike te se majtes greke. Ky person mendohet se mund te marre edhe mbeshtetjen e Partise Socialiste Shqiptare per hir edhe te partneritetit PS-PASOK. Por nuk ka asnje konfirmim per marreveshje me PSSH-ne e cila ka shpallur tashme kandidatin e saj zyrtar ne Himare Gjergji Goron. Edhe Partia Demokratike do te kete nje kandidat te vetin Savo Priftin nderkohe qe Vasil Bollano i cili e ka shpallur kandidaturen pritet te regjistrohet si i pavarur.