E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratet humbin dhomen e ulet te Kongresit Obama Jam pergjegjes

Presidenti amerikan ka marre pergjegjesine per rimekembjen e veshtire ekonomike ne Shtetet e Bashkuara qe solli edhe humbjen e demokrateve ne zgjedhjet e mesmandatit por u ka kerkuar bashkepunim perfaqesuesve te rinj ne Kongres dhe ne Senat.

Obama ka pranuar se votuesit kane qene te zhgenjyer me hapin e reformave ekonomike ne daljen e pare publike pas zgjedhjeve te mesmandatit ku partia e tij humbi kontrollin e dhomes se ulet te Kongresit ndersa republikanet shkurtuan diferencen edhe ne senat.

Republikanet arriten te marrin 60 vende nga demokratet ne dhomen e Perfaqesuesve duke ia bere edhe me te veshtire qeverisjen administrates Obama. Ndersa lideret republikane tashme jane angazhuar te kthejne reformen e sistemit shendetesor dhe te shkurtojne shpenzimet vete presidenti eshte shprehur I sigurte se do te arrije te gjeje gjuhen e perbashket me republikanet per ceshtje te rendesishme.

Gjate kesaj kohe asnje parti nuk ka pretenduar se ka kontrollin tha ai keshtu qe eshte e rendesishme per republikanet dhe demokratet te folusohen ne pune ne sigurine dhe ne te ardhmen ne perputhje me mesazhet e votuesve tane shtoi presidenti Obama. Sipas tij kjo nuk do te jete nje detyre e lehte por ai tha se besonte se eshte bere progress dhe nevojitet progress akoma edhe me shume.

Gjate ketyre dy viteve kemi bere progres por duket qarte se njerezit nuk e kane ndjere kete progres ende dhe kete gje na e thane permes votes. Si president une mbaj pergjegjesi per kete gje ka perfunduar udheheqesi i Shtepise se Bardhe Barak Obama.

Nga ana tjeter patriotet e levizjes Tea Party sic quhet nje nga grupet me te medha brenda saj e kane quajtur fitoren historike dhe nje mesazh te forte per presidentin Obama. Sipas tyre zgjedhjet perenduan nje amerike qe populli nuk e do dhe nuk e mbeshtet me.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›