E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta vlereson rolin e te rinjve. Tavo Jam i kenaqur qe jam ne LSI

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta vlereson rolin e rinise sa i takon hapave qe ka hedhur vendi ne rrugen drejt integrimit europian. Meta tha se heqja e regjimit te vizave eshte nje moment historik per Shqiperine i arritur edhe me kontributin te rinjve.

Pas nje viti sfidash veshtiresish pengesash dhe standartesh qe duhet te arriheshin net e gjithe jemi krenare sepse sot Shqiperia I ka plotesuar te gjitha standartet per heqjen e vizave ne menyre qe edhe ju te rinjte e te rejat e Shqiperise te komunikoni dhe te shkembeni eksperiencat dhe idete tuaja me te gjithe te rinjte europiane pa pengesa dhe pa barriera tha Meta.

I mberritur vetem prej pak ditesh ne forcen politike te drejtuar nga Ilir Meta Vangjel Tavo ka zgjedhur takimin me te rinjte ne Pallatin e Kongreseve per te mbajtur fjalimin e pare si deputet i LSI se.

Ju jeni shembulli I guximit qytetar I kurajos dhe I vendosmerise per te ecur perpara sebashku me partine qe ka ne krye nje njeri si Ilir Meta nje njeri qe hyri ne politike nga rradhet e te rinjve socialiste per tu sherbyer dhe per te punuar sebashku me te rinjte tha Tavo.

Te rinjte e Levizjes Rinore per Integrim te mbledhur nga e gjithe Shqiperia mbajten konventen e trete kombetare ne Tirane.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›