E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Republikanet fitojne shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve

Duke perfituar nga nje vale pakenaqesie mes votuesve rreth ekonomise se dobet dhe shpenzimeve te medha qeveritare republikanet fituan shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve ne zgjedhjet e djeshme. Demokratet ruajten shumicen me nje numer me te vogel vendesh ne Senatin amerikan. Edhe para zgjedhjeve te djeshme anketat e opinionit kishin parashikuar fitoren e republikaneve ne Dhomen e Perfaqesuesve por jo ne Senat.

Ajo qe nuk dihej ishte numri i sakte i vendeve qe republikanet do te fitonin. Ne Dhomen e Perfaqesuesve ata kane fituar 60 vende nga 39 vende qe u duheshin te siguronin shumicen ne kete institucion. Rreth 10 gara nuk jane percaktuar ende. Mes ketyre fitoreve vlen te permendim fitoren ne Ilinoi te kongresmenit Mark Kirk bashke-kryetar i grupit te ceshtjeve shqiptare ne Dhomen e Perfaqesuesve te kongresit amerikan. Zoti Kirk konkuroi per vendin ne senat qe mbahej nga presidenti Obama dhe si fitues e mer menjehere detyren pasi senatori qe zevendesoi zotin Obama 2 vjetet e fundit po del ne pension.

Ne Senat demokratet kane ruajtur shumicen me 51 vende te fituara perkundrejt 46 vendeve te fituara nga republikanet. 3 gara nuk jane percaktuar ende. Ne Kollorado ne shtetin e Uashingtonit dhe ne Alaska. Sidoqe te dale rezultati i ketyre garave rezultati i pergjithshem eshte i qarte.

Republikanet priten me entusiazem njoftimin e nje vale fitoresh qe po transformon pejsazhin politik te Uashingtonit.

Vetem pak ore pas mbylljes se qendrave te votimit media parashikoi fitoren e shumices nga republikanet ne Dhomen e Perfaqesuesve por ende nuk dihet numri i sakte i vendeve te fituara.

Mesazhi eshte Ndryshoni kurs.

Republikani nga shteti i Ohajos Xhon Beiner pritet te zgjidhet Kryetar i Dhomes se Perfaqesuesve dhe ne fjalimin e tij emocional mbreme ai nuk la pa permendur prejardhjen e tij. Zoti Beiner tha se shpreson qe Presidenti Obama dhe partia e tij do te respektojne vullnetin e votuesve.

Shpresoj te shikoj qendrime te reja qe nuk jane provuar me pare ne Uashington nga asnjera parti. Dhe kjo fillon me shkurtimin e shpenzimeve dhe jo shtimin e tyre me zvogelimin e qeverise dhe jo zmadhimin e saj.

Levizja Tea Party jo shume e organizuar por me shume ze e cila kerkonte uljen e taksave dhe zvogelimin e qeverise sherbeu si mbeshtetje per fitoret e republikaneve. Marco Rubio fitoi ne zgjedhjet per senat ne shtetin e Florides ndersa Rend Pol fitoi ne shtetin e Kentakit qe te dy te lidhur me levizjen Tea Party.

Kemi ardhur per te rimarre ne dore qeverine tha Rend Pol.

Republikanet nuk arriten te fitonin 10 vendet e nevojshme ne Senat per te marre kontrollin i cili u mbetet demokrateve ndersa udheheqesi i shumices Harry Reid fitoi me nje diference te vogel edhe nje mandat tjeter 6 vjecar ne shtetin e Nevades. Fitues te tjere demokrate si per shembull Xho Mencin ne shtetin e Virxhinias Perendimore bene thirrje per kompromis.

Duhet te dini nje gje. Une do te shkoj ne Uashington dhe synoj te bashkepunoj me kedo qe ve ne plan te pare interesat e vendit.

Republikani Boehner kembenguli se po qe nevoja Partia Republikane do tu permbahet parimeve te saj nderkohe qe analiste si Rid Uillson i revistes National Journal paralajmerojne se republikanet nuk duhet te dehen nga besimi i tepruar.

Nese republikanet shkojne ne Kongres dhe thone Ne jemi tani ne krye te Dhomes se Perfaqesuesve sepse populli amerikan ka kerkuar ndryshimin e axhendes kjo do te ishte nje lexim i gabuar i krejt situates thote zoti Wilson.

Ekspertet politike kane mendime te ndryshme per sa i perket mundesise se arritjes se perparimit vecanerisht ne ekonomi nga ana e dy degeve te qeverise amerikane asaj ekzekutive dhe legjislative te cilat duke filluar nga janari nuk do te kontrollohen me nga nje parti e vetme.

Kjo ndarje e tille e pushtetit ku njera parti ka shumicen ne njeren dhome te kongresit dhe tjetra ka shumicen ne dhomen tjeter nuk ka ndodhur per nje kohe te gjate qe nga vitet 1920-te. Kjo situate eshte si thika me dy presa dhe ne politike kerkon nje bashkepunim te madh si dhe kompromis. Megjithe fitoren e republikaneve te cilen ata e kane cilesuar si pergjigje ndaj politikave te administrates Obama dhe Kongresit te deritanishem demokrat analistet jane te nje mendimi se republikanet duhet te veprojne per te bere te mundur ecjen perpara te vendit permiresimin e ekonomise uljen e shkalles se papunesise dhe te shpenzimeve qeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›