E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Demokratia”

Prillin e shkuar Gazeta e Gjirokastrës krëmtoi dhjetëvjetorin e saj të parë. Nxori një numur dymbëdhjetë faqesh, të pasur në lëndë dhe të kujdesur, mjaft mirë në paraqitje. Shtypi e përshëndeti ngjarjen me mirësi dhe simpati si vëllezërore. Një kremtim modest i një udhe gazetare dhjetë vjeçare, një punë e tërë e bërë me durim të math, po edhe me këmbëngulie, brënda në qetësinë dhe modestinë e krahinës shqiptare. “Demokratia” mikroskopike dhe e përjavshme, duke rrojtur larg trumbullimit të pa-kapur të aktualitetit lajmëtar të kryeqytesit, mundi të qëndrojë, sa i lejonte qarku i ngushtë dhe një gradë e caktuar trimërie shpirtërore, në lartësinë e një organi të singjertë të opinionti public. Me gjithë largësinë dhe pa-miaftësinë teknike, u përhap në tërë vëndin, fitoi pothua kudo një bazë morale të mjaftë gazete me prestigj, në mos me autoritet, por me nder e seriozitet. Nuk themi se “Demokratia” mundi të kapërcejë hendekun e skeptikismës dhe të ndruajtjes duke ardhur në prekje më të ngushtë me turmën e popullit dhe me këndonjësit, pa etapa ndërmes dhe pa masa të shtrënguara kujdesjeje në çdo hap të saj përpara. Këtë gjë s’mundën t’a bëjën akoma as edhe gazetat e Kryeqytetit, kurse lajmet e tyre në pjesën më të madhe janë të jashtëme; lajmet e brendëshme si edhe reportagji kufizohen në disa paragrafe të vogëla, duke shënuar me fjalë të shkurtëra epigramafike lëvizjen e nëpunësavet dhe vendimet gjyqësore të ditës. Gazetari kryeqytetas, që është doemos në gjëndje shumë më të mirë nga gazetari amator i krahinës për të vënë re dhe për të ndjekur fazat e ndryshme të jetës së përditëshme dhe tingëllimet dhe të dredhurat e saj, përpiqet edhe sot akoma të kënaqij zellin e tij professional duke marë me kujdes në dorë buletinet e shkurtëra të Agjencisë dhe duke i çpallur këto më titullat më të goditura që të bëjën ndështytje te këndonjësi, i cili doemos interesohet më shumë diç të mësojë nga sa ngjajnë rreth-e-rrotull se sa, bije fjala, orën e saktë të arritje së Zotit Laval në Stresa ose përmbajtjen e një artikullit të Zotit Macdonald. Një far përjashtim bëjën artikujt e pa prerë të së vetmes gazetë të përditëshme të kryeqytetit me 30. 00 frymë, artikuj plot shifra, propozime, idera, analiza, krahasime, plane të çdo natyre, ekonomike, arësimore, sociologjike, filosofike dhe të gjitha këto të redaktuara me still serjos, me zotsi ekspozonjëse dhe me një dozë të mjaftë kritike jashtë parlamentare. “Besa” është i vetmi ngushëllim i ynë i përditëshme këtu në goxha kryeqytet për hir të artikujvet të saj të hollësishme. Këtë pretendim s’mund t’a kemi doemos dhe të krahinës. Në krahinat fryn tjetër erë. Po lëviz brënda në pellgun e mundimevet të saja dhe përpiqet me mjetet e saj të varfëra të ndihmojë edhe ajo diçka na lartësimin e jetës kombëtare, plagët e së cilës i ndjen thellë krahina. Këtej rrjedh tandenca e gjymatimit që shquan njeriu në tërë paraqitjen e “Demokratise “ dhe në përpjekjet e saj: këtej rrjedhë edhe nxehtësia, që e bën të dashur dhe simpathike në të gjithë. Në shtyllat e kësaj gazete është e bisedueshme. S’ka as një arsye, as është me llogjikëshme që të kritikojë dhe t’a sbresim vlerën e Arësimit të Lartë, vetëm e vetëm që të theksohet, gjoja me trimëri nevoja e domosdoshme e Shkollës Fillore. Arësimi, edhe si një kuptim e aq akademik po në një kohë e sipër edhe si sistem sbatimi, është një gjë e tërë, një unitet harmonic, i vazhduar, totalitar. Arësimi Fillor është vetëm baza e këtij uniteti. Arësimi Fillor në vetë-vetëhen, pa vazhdim, pa vatur përpara, pa u ngjitur dhe pa superioritet organic, është një nga ndërtesat më të varfëra dhe më të vajtueshme që mund të marrij me mënd mëndja e njeriut në shekullin që rrojnë. Në qoftë se Shkolla Fillore ka nonjë vlerë, bonjë nevojë, e ka vetëm e vetëm se pse është e lidhur ngusht më Lycenë dhe me Universitetin akoma. Jo vetëm qënia e saj po akoma edhe mbajtia dhe lulëzimi i saj varen nga Arësimi më i lartë. Formimi i qënies së saj është lënë në duartë e Arësimit të Lartë. Shkollë Fillore e mirë, Universitet i mirë. Ndryshe kush do ta bëjë Shkollën Fillore. Merrni me mënd një vënd vetëm me Shkoll Fillore, një Shtet në duartë e atyre që kanë mbaruar Shkolla Fillore, një komb që përbëhet nga ata që sapo dinë shkrim, këndim, disa elemente të arithmetikës, dhe një gazetari të lënë në duar, në njohijet edhe në inteligjencën e kësaj zotësije të ndriturë fillore. Është një kuçedrë që nuk përshkruhet dot!

B. M

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›