E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e pastorit vijojne protestat anti-gjakmarrje ne Tirane

Pastori Dritan Prroni u vra ne Shkoder ne emer te gjakmarrjes por tregoi se gjeti forcen e madhe per tiu kundervene tradites kanunore. Bashkeshortja vellai i tij dhe te gjithe besimtaret e Kishes Ungjillore ne nje tubim paqesor kane ngritur zerin dhe kane kerkuar qe gjakmarrja te ndalet pasi kjo plage e mbartur ne shekuj po merr shume jete te pafajshme. Qindra burra gra e femije jane ndalur disa caste para godines se Kryeministrise. Ata kerkuan zbatimin e ligjit te shtetit shqiptar dhe ndaljen e dukurise se gjakmarrjes dhe ngujimi ne emer te kesaj dukurie mesjetare. Protestuesit bene thirrje qe te mos veprohet me ne baze te kanunit. Ti themi stop gjakmarrjes. Nuk duhet te ecet ne baze te kanuneve. Gjakmarrja nuk pranohet dhe denohet nga Perendia - tha pastori Fatmir Spahiu. Sipas tij vrasja e Dritan Prronit preku rende fjalen e Zotit. Dritani kishte Biblen ne duar ne momentin kur u vra. Jeten na e jep Perendia ajo ka te drejte te na e marre - tha Spahiu. Komuniteti i Krishtere Ungjillor Shqiptar kerkoi nderhyrjen e shtetit shqiptar per vendosjen e drejtesise sipas ligjeve ne fuqi. Nje proteste kunder ritit kanunor gjakmarrjes eshte organizuar edhe ne Shkoder nga Kisha Ungjillore. Vrasja ne fjale ndodhi rreth ores 1300 te dates 8 tetor kur Dritan Prroni ishte duke ecur mes kalimtareve te shumte ne rrugen Gjuhadol kur eshte perballur me te riun Mark Njemza. Edhe pse rruga e lokalet ne dy anet e saj ishin te mbushur plot me njerez 21-vjecari Njemza ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar dy here mbi Prronin. I plagosur rende 29-vjecari eshte munduar ti shmangej vrasesit. Ai ka ecur per 100 metra deri ne hyrje te rruges Pedonale dhe eshte drejtuar per te hyre ne nje lokal. Prroni eshte shembur pertoke ne hyrje te lokalit ku edhe ka nderruar jete. Nderkohe ekzekutori i eshte afruar viktimes dhe pasi eshte bindur se e kishte vrare eshte larguar per ne drejtim te hotelit Koloseu. Ngjarja e ka zanafillen ne vitin 2005 ne Qafe-Hardhi te qytetit te Shkodres ku polici Sokol Njemza mbeti i vrare ne lokalin ne pronesi te Nikolle Prronit dhe dyshohet te jete vrare nga ky i fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›