Diber vritet per gjakmarrje Bujar Zedi

Krimi ndodhi ne breg te lumit Drin i Zi. Policia vihet ne kerkim te autorit dyshohet si shkak nje hasmeri e vjeter
Nje krim i rende me motiv gjakmarrjen ka ndodhur ne nje fshat te Dibres. Sipas burimeve policore viktime e nje gjakmarrjeje te vjeter ka mbetur shtetasi Bujar Zedi nga fshati Kushtelenxe nderkohe qe krimi ka ndodhur ne breg te lumit Drin i Zi ku viktima kishte shkuar per te mbledhur inerte per shtepine e tij. Ngjarja e rende mesohet te kete ndodhur ne oret e para te mengjesit kur 48-vjecari Zedi eshte qelluar me bresheri plumbash automatiku teksa ka qene duke mbledhur rere per punimet qe ishte duke kryer ne banesen e tij ne fshatin Kushtelenxe. Pas ka arritur objektivin dhe ka lare gjakun e vjeter autori eshte larguar nga vendngjarja ne drejtim te paditur ndersa nga policia jane marre te gjitha masat per te bere te mundur arrestimin e tij. Ka qene pikerisht policia e Dibres ajo qe ka konfirmuar motivin e krimit duke bere te ditur se behet fjale per nje hasmeri te vjeter per te cilen autori ka vendosur te marre hak. Nderkohe vazhdojne hetimet per zbardhjen e plote te krimit policia e Dibres vazhdon kerkimin e autorit ndersa fotoja e tij u eshte shperndare komisariateve te qyteteve prane si dhe pikave kufitare. Emri i autorit nuk behet publik nga policia per efekt hetimi. Nderkohe nga burimet policore behet e ditur se per kete ngjarje jane shoqeruar ne komisariat nje numer i madh personash familjare te viktimes dhe te familjes me te cilen kishin hasmeri Zedet. Por ndersa ne Diber gjakmarrja shenonte nje tjeter viktime ne kryeqytet zhvillohej nje proteste per nje vrasje per gjakmarrje ndodhur disa jave me pare ne Shkoder. Familjaret e Dritan Prroit dhe perfaqesues nga Kisha Ungjillore kane protestuar duke bere thirrje Stop gjakmarrjes. Ata bejne thirrje dhe kerkojne ndihme nga shteti qe ta godase kete dukuri duke bere hapa konkrete ne parandalimin e gjakmarrjes.