E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata, Berisha përgëzon policinë

Kryeministri Berisha ka përgëzuar forcat e policisë për kontributin e veçantë për çdo proces të rëndësishëm për vendin.

Në një takim me drejtues të policisë së shtetit pas demonstratës së 21 janarit, kryeministri Berisha i përgëzoi punonjësit e policisë për punën e bërë ndaj një sulmi barbar.
 

“Ju në datën 21 janar u përballët me një sulm barbar pasi çdo gurë, çdo zjarr dhe çdo plumb ishte për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë” theksoi Berisha.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha duke e cilësuar sërish demonstratën e 21 janarit si një skenar të një puçi shtetëror i cili dështoi në mënyrë të turpshme theksoi se punonjësit e policisë treguan pathyesshmërinë e institucioneve tona.

“Ju përjetuat 5 orë sulme barbare mbi ju, në një kohë që ju keni kontributet tuaja historike në të gjitha proceset themelore të këtij vendi” theksoi më tej Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kryeprokurores Ina Rama dhe drejtorit të SHISH-it si bashkëpunëtorë në puçin shtetëror.

“SHISH u shurdhërua dhe u verbua më 21 janar theksoi Berisha duke shtuar se ishte policia e cila me profesionalizëm mbrojti institucionet e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›