Policia e Tiranës në ndjekje të një demostruesi
Në vijim të komunikimeve të herëpas`hershme të policisë, policia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për shtyp, konfirmon se po punohet për kapjen e një personi të armatosur gjatë demostratës së opozitës në datën 21 janar.
Tashmë strukturat e hetimit të krimit të organizuar në bazë të informacioneve të grumbulluara dhe pamjeve filmike po punojne për kapjen e një personi i cili ka qënë i armatosur me pistoletë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".