E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet me qëllim ekstradimi Hektor Nikolli

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Vienën, ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, shtetasin Hektor Xheladin Nikolli, 35 vjeç, lindur në Dibër.
Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", në ngarkim të shtetasit Hektor Nikolli, për veprën penale të "Vjedhjes me pasojë vdekje". Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana në vitin 2010.
Në vitin 1996 në vendin e quajtur "Shënllesh", Komuna Reç, pesë persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit të linjës Peshkopi-Reç, që drejtohej nga shtetasi Rasim Elezi.Si pasojë e këtyre të shtënave kanë mbetur të vrarë shtetasit Rasim Elezi dhe Asllan Meçe. Autorët e kësaj ngjarje pasi janë futur brenda në autobus nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe keqtrajtimit që u kanë bërë pasagjerëve të autobusit kanë grabitur shumën prej 120.000 lekësh, shumë e cila i përkiste administratës dhe asistencës sociale të komunës Reç, Dibër. Shtetasi Hektor Nikolli, është identifikuar si një nga autorët e ngjarjes pasi ka qenë i pa maskuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›