Qarku i Kukësit i izoluar nga dëbora e madhe

Reshjet vazhdojnë ende dhe në qytet, kanë rënë 70 centimetra borë, teksa në fshatra trashësia e borës është më e madhe.
Për pasojë, dhjetëra fshatra janë izoluar tashmë dhe të gjitha komunat nuk kanë lidhje rrugore me qendrën e qarkut. Të bllokuar janë akset Kukës-Qafë Mali- Bajram Curri. Bajram-Curri-Krumë, që janë akse nacionale, teksa akset e tjera të që lidhin komunat janë pothuajse të bllokuara plotësisht. Aksi rrugor Kukës- Shishtavec është i kalueshëm deri në fshatin Topojan, ndërsa trashësia e dëborës arrin në mbi 70 centimetra.
Të kalueshëm, por më vështirësi, jane edhe akset Kukës- Krumë e Krumë – Bajram Curri. Të bllokuara nga dëbora janë komunat e Kalisit, Grykë Çajës, Bushtricës, Zapodit, Shishtavecit, Arrnit dhe Surrojit, etj.
Në segmentin Morinë-Kukës, lëvizet me vështirësi për shkak të akullit të krijuar në rrugë. Vetëm dy borëpastruese po punojnë, çka është e pamundur për të përballuar këtë situatë.
“Vemendja më e madhe është përqendruar në segmentin e autostradës Morin – Kukës – Tunel, ku po punojnë pa ndërprerje 4 borëpastruese”, thotë drejtori i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve, Arben Basha. Sipas tij, “në të gjitha akset rrugore përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm, me gjithë hedhjen e kripës e të skorjes". /S.Ll/Start/
2011-01-24 09:32