E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata, Bode: Atentat ndaj aspiratave integruese

Ministri i Financave, dhe njekohesisht deputeti i Partise Demokratike Ridvan Bode, deklaroi dje se demonstrata e dhunshme qe organizoi me 21 janar, kreu i PS-se, Edi Rama, ishte kuader i nje puci ndaj shtetit dhe ndaj imazhit te Shqiperise. "Edvin Kristaq Rama, frymezuesi, organizuesi dhe paguesi i aktit pucist te djeshem, kishte projektuar edhe aktet e dhunes ekstreme. Te gjithe pane daljen e pare te tij publike dhe pikellimin kur qytetaret e Tiranes u distancuan nga dhuna dhe u larguan per ne shtepite e tyre dhe po ashtu pane ngazellimin e tij kur mesoi per viktimat. Ky njeri, si qen i terbuar, kerkonte pergjakje te rrugeve te Tiranes per te cuar deri ne fund skenarin pucist. Dhunokraturat revolucionare kane parakusht pergjakjen", tha dje ne nje deklarate per medit, Bode. Ai u shpreh se vendi, dy dite me pare perjetoi nje atentat ndaj integrimit dhe stabilitetit. "Shqiptaret pane me syte e tyre dhunen e verberise pushtetore te Edvin Kristaq Rames, ne aktin e tij me ekstrem per te renduar perspektiven e tyre ekonomike, per te bllokuar investimet ne proces aq te nevojshme, te brendshme e te huaja, pas deshtimit ne thirrjet e tij prej afro dy vjetesh per falimentim bankash, per krize ekonomike, per skenare greke ne ekonomine tone etj. Endrra e tij per destabilitet permes ekonomise gjeti udhen permes dhunes ekstreme te dites se djeshme qe rezultoi te jete njekohesisht dhe deshtimi i tij perfundimtar", tha dje Bode.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›