E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Rama, pergjegjes per dhunen

Qamil Xhani
Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, tha dje se kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pas perdorimit qe i beri demonstruesve, por perpiqet te perfitoje politikisht nga viktimat. Duke shprehur keqardhje per jetet e humbura ne proteste dhe per plagosjen e forcave te rendit, Patozi, ne nje deklarate per mediat, Patozi e cilesoi situaten e krijuar nga kreu i PS-se, si te demshme per qytetaret dhe per vendin. "Dje ai guxoi te luaje me jeten e atyre qe sot nuk jane me, ndersa sot po perpiqet te perfitoje politikisht me vdekjen e tyre. Dhe kjo eshte edhe me e rende, edhe me e rrezikshme, se ajo qe ndodhi dje. Eshte i njejti pergjegjes per kercenimin e jetes se qindra dhe mijera te tjereve, qytetare apo ruajtes te rendit, qe nuk e paten fatin e keq te vriten apo te plagosen nga pershkallezimi i dhunes se verber, ndonese ishin krejtesisht te ekspozuar perballe nje rreziku te madh", tha dje Patozi. Ai e cilesoi ngjarjen e djeshme si shperfytyrimi i nje politikani qe u kujton njerezve pamje te vitit te mbrapshte 1997. "Dje shqiptaret pane me ze e me figure shperfytyrimin e nje politikani sy skuqur, qe si qen ne terbim, po kerkon me cdo mjet qe te vije ne pushtet me dhune dhe te ktheje ne Shqiperi kujtimin e hidhur te vitit 97. Edi Rama eshte i vetmi pergjegjes per ate qe ndodhi, por edhe per ate qe nuk ndodhi ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", fiks perballe kryeministrise", tha dje Patozi. Ai u shpreh se kreu i PS-se luajti dje me jeten dhe me shpresen e miliona shqiptareve te tjere. "Ai u perpoq t'u imponoje atyre friken se jeta dhe qetesia e tyre nuk kane asnje vlere, nese ai nuk do te vije ne pushtet, pavaresisht kostos qe mund t'i shkaktoje kjo vendit. Por ne jemi ketu qe t'i kujtojme atij se nuk do te lejojme kurre qe nje grusht delinkuentesh politike dhe ordinere te permbysin rendin kushtetues, ne nje vend te lire dhe demokrati, ku kemi pasur fatin te lindim dhe kemi vendosur te jetojme", tha dje Patozi. Nje dite pas demonstrates se dhunshme ne Tirane, Pazoti ka ftuar edhe koleget e tij ne Partine Socialiste qe te reflektojne, duke bere nje ndarje te qarte mes ligjvenesve te PS-se dhe mes kreut te selise roze. "Me duhet te theksoj gjithashtu se kur tregojme gishtin te Edi Rama nuk kemi parasysh as Partine Socialiste dhe, as gjithe opoziten. Eshte ne nderin dhe detyren e cdo deputeti dhe perfaqesuesi tjeter politik qe te distancohet nga dhuna dhe nga rruga revolucionare e marrjes se pushtetit. Ne na kane perballe, per t'i mundur ne cdo rast. Dhe kete do ta bejme vetem permes votes. Por ta harroje ai qe mendon se mund te na largoje ndryshe", tha dje Patozi. Duke ftuar institucionet te hetojne pergjegjesite penale per ate qe ndodhi, Patozi u shpreh se per Ramen eshte e qarte se pergjegjesia eshte e atij vete. "Por ka nje gje per te cilen hetimi eshte i panevojshem. Sepse pergjegjesia eshte e qarte dhe e paster, sepse ajo eshte publike. Pergjegjesia eshte e kryetarit te Partise Socialiste, i cili paralajmeroi pa iu dridhur zeri nje situate jashte kontrolli, e cila ndodhi, tamam sic e tha ai, disa dite me pare. Ajo eshte e Edi Rames, qe u dergoi ftesa shtepi me shtepi qytetareve, jo per ne dasmen e tij, por drejt nje kasaphane te organizuar, ku askush nuk mund te kishte siguri per jeten e vet", tha dje Patozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›