E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Edi Rama para ligjit, beri perpjekje te marre pushtetin me dhune

Ministri Transporteve dhe deputeti i Partise Demokratike, Sokol Olldashi kerkoi dje nga organet e drejtesise venien para ligjit te kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, si ideatori e protestes se dhunshme dy dite me pare ne Tirane. "Ne presim sot qe institucionet e drejtesise te veprojne me gjithe pergjegjesite e tyre ligjore dhe qytetare per te vene perpara ligjit ata qe mobilizuan nje grup keqberesish ordinere, per ta vene ne sherbim te politikes ordinere. Ne presim venien perpara ligjit te Edi Rames dhe eksponenteve te tjere qe sulmuan dje me molotove thirrjesh per gjak institucionet e shtetit", tha dje Olldashi. Ai u shpreh se e gjithe situata e krijuar eshte ideuar nga kreu i PS-se, Edi Rama. "Pak ore pas ngjarjeve te djeshme, behet edhe me e qarte se sulmi i djeshem mbi institucionet e shtetit eshte shfaqja, ne syte e te gjitheve e Edi Rames, si qen i terbuar, ne kerkim te karriges se Kryeministrit. Eshte qartesisht e dukshme, ne syte e te gjitheve se ajo qe ndodhi dje ishte sulmi i rrugacerise dhe i rrugaceve politike mbi vlerat e ndertuara ne kete vend me 20 vjet sakrifica te te gjitheve", tha dje Olldashi. Deputeti i PD-se theksoi se ngjarjet ne kryeqytet treguan se behej fjale per nje perpjekje te dhunshme per te marre pushtetin. "Ajo qe ndodhi dje ishte perpjekje e qarte per marrjen e pushtetit me dhune, qellim perpara te cilit, sikurse deklaruan dje prostitutat politike qe nuk kane lene gardh partie pa thyer, jane te gatshem te vrasin 13 mije njerez, te perdorin si mish per top socialistet dhe qytetaret e ketij vendi", tha Olldashi. Ai ka sjelle ne vemendje faktin se ngjarjet e djeshme ne kryeqytet kane qene te ngjashme me ato te vitit 1997.

Ministri: Rama, tejkalim kriminal i kompetencave politike
"Cdo socialist, demokrat, cdo qytetar i ketij vendi, duhet te kuptoje se perpjekja e djeshme e qenit te terbuar, ishte ne fakt nje tejkalim kriminal kompetencash politike, nje shperdorim barbar I te drejtes se gjithsecilit per te protestuar paqesisht ne nje vend te lire, nje vrasje ne mase, e mbetur ne tentative e shpreses se cdo shqiptari per te ardhmen qe po ndertojme bashkarish me mund, sakrifica dhe shprese", tha dje Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›