E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstrata Rama Sot do te jemi paqesore

Kreu i opozites Edi Rama ne nje deklarate per shtyp leshoi thirrjen se neser sot do te mbahet nje demonstrate homazh per nder te tri viktimave te 21 janarit e cila nuk do te kete lidhje me dhunen. Shprehim vullnetin e palekundur dhe bindja jone e padiskutueshme eshte qe jo vetem demonstrata homazh e dites se neserme por e gjithe rruga e rezistences sone paqesore nuk do te kete lidhje me asnje lloj forme te dhunes. Ne besojme tek drejtesia e kesaj perpjekjeje ne besojme te domosdoshmeria per tu dhene fund krizave duke e bere me te veshtire jeten ne vendin tone per te gjithe ata qe nuk jetojne ne oborrin e kusarise dhe matrapazllekut. Rama leshoi serish thirrje per te gjithe ata qytetare te cilet do ti bashkohen kesaj demonstrate e cila do te nise ne oren 1400 nga ura e Lanes tek hotel Dajti dhe deri tek Kryesia e Kuvendit kjo per ti dhene fund oborrit te pushtetit te matrapazeve. Dua ta perseris apelin per te gjithe ata qe deshirojne ne jene ne kete demonstrate homazh nje apel per te mos harruar per asnje cast te vetem se neser eshte dita e atyre tre burrave te varfer e te ndershem qe nuk jane me mes nesh dhe eshte koha per te nderuar kujtimin e tyre ne syte e mbare botes e cila do te ndjeke te gjithe ceremonine kudo ne Evrope e gjere. Rrobat e zise lulet e kujtimit dhe te nderimit qirinjte e lutjes per nje Shqiperi me te mire jane tiparet e patjetersueshme te asaj qe ne se bashku do te bejme neser duke riafirmuar natyren paqesore te rezistence sone dhe te gjitha ato parime e vlera qe na bashkojne - tha z. Rama. Ai vuri me tej ne dukje Jo vetem demonstrata e neserme por as e gjithe rruga paqesore jona nuk do te kete lidhje me asnje lloj forme dhune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›