E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i 21 janarit Parlamenti therret kreret e shtetit

Komisioni hetimor leter Topit llogari per demonstraten. Alibeaj Policia Bashkiake aktive ne demonstrate

Presidenti i Republikes Kryeministri Ministria e Brendshme Ministria e Mbrojtjes por dhe Policia Bashkiake jane institucionet te cilat duhet te japin llogari para komisionit hetimor te ngritur per demonstraten e 21 janarit. Ne mbledhjen e radhes se ketij komisioni eshte vendosur qe ti kerkohet ketyre institucioneve nje informacion i plote per komunikimin e tyre para gjate dhe pas oreve te dhunes se ushtruar para Kryeministrise ne 21 janar me sherbimet inteligjente. Nga Ministria e Brendshme do te jete Sherbimi i Kontrollit te Brendshem i cili duhet te jape informacion po ashtu dhe Sherbimi Informativ Ushtarak. Shkresat per to jane bere gati nga anetari i komisionit Viktor Gumi. Policia Bashkiake dhe perfshirja e punonjeseve te saj ne demonstrata do te jete nje tjeter ceshtje qe do te behet pjese e hetimit parlamentar. Nuk do te perjashtohen nga hetimi edhe informacionet qe mund te merren nga pamjet filmike te TV dhe intervistat ne mediat e shkruara. Gjithashtu deklaroi dje Eduart Halimi komisioni hetimor mirepret deshmi dhe informacione nga cilido qe disponon te dhena mbi dhunen e ushtruar ndaj institucionit te Kryeministrise por dhe dhunes se ushtruar ndaj punonjesve te policise diten e 21 janarit.

Shkresat per institucionet

Anetaret e komisionit hetimor bejne gati shkresat per institucionet e larta te shtetit. Viktor Gumi deklaroi dje gjate mbledhjes se radhes se do te jete e nevojshme marrja e informacionit nga keto kater institucione te rendesishme te shtetit. Eumlshte i nevojshem informacioni i Kryeministrit te Republikes se Shqiperise ne lidhje me keto tematika 1. Informacione dhe te dhena paraprake qe ka pasur ne cilesine e Kryeministrit per veprimin e organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues me 21 janar 2. Masat qe ka marre ne vijimesi dhe po vazhdon te marre Kryeministri dhe Keshilli i Ministrave per identifikimin kapjen neutralizimin pengimin e ekzekutoreve si dhe identifikimin dhe kapjen e nxitesve dhe organizatoreve te dhunes kriminale. 3. Neutralizimin perfundimtar te tentatives per permbysjen me dhune te rendit kushtetues dhe per garantimin e paprekshmerise se institucioneve dhe te drejtes per tubim paqesor - tha ai. Po me kaq rendesi sipas Gumit jane dhe informacionet qe i jane percjelle Presidentit te Republikes si dhe korrespodenca apo komunikimet qe ka pasur ai me institucionet e tjera gjate rrethimit 5 ore qe iu be Keshillit te Ministrave ne daten 21 janar. Jane te nevojshem urdhrat udhezimet dhe porosite e dhena para gjate dhe pas veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne 21 janar si dhe komunikimet qe ka pasur institucioni i Presidentit te Republikes me institucione te tjera shteterore si Prokurorine e Republikes Garden e Republikes Policine e Shtetit Ministrine e Brendshme dhe Sherbimin Informativ Kombetar para gjate dhe pas veprimit te organizuar kriminal - deklaroi ligjvenesi demokrat. Ai shtoi se informacion do te kerkohet dhe nga Sherbimi Informativ Ushtarak dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem. por nje vemendje e vecante do ti kushtohet dhe policise bashkiake. Eumlshte konstatuar publikisht dhe mediatikisht qe ne shesh pervec forcave qe ishin ne mbrojtje te institucionit te Kryeministrise eshte konstatuar qe ka pasur dhe forca te tjera policore. Behet fjale per forcat policore te bashkise. Eumlshte e dobishme qe ti drejtohem kreut te ketij institucioni ligjor Policise Bashkiake te Tiranes te na informoje per sjelljen e ketij institucioni per urdhrat udhezimet qe i jane dhene para gjate dhe pas rrethimit te dates 21 janar. E bazoj kete kerkese edhe ne vete ligjin 8224 ne nenin 8 ne piken 8 te kesaj dispozite ku eshte detyre edhe e ketij formacioni policor qe te marre masa per ruajtjen e rendit - deklaroi Alibeaj. Ndersa Gent Strazimiri shtoi se ky informacion duhet te merret dhe nga policite bashkiake te rretheve te punonjesit e te cileve kane qene te pranishme ne demonstrate. Ndersa ligjvenesi Fatos Hoxha vuri theksin tek informacioni i percjelle nepermjet medias i cili mund te jete shume i dobishem per hetimin. kreu i komisionit Halimi perseriti edhe nje here thirrjet per cdo qytetar apo institucion qe ka informacione te rendesishme ti adresoje ato prane komisionit hetimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›