Mijëra qytetarë në nder të viktimave

Përcillen LIVE në “Ora News”, manifetimi homazh në nder të tre viktimave të 21 janarit. Protesta po vijon në mënyrë paqësore duke mos shkaktuar asnjë incident.
Në Bulevard vihet re edhe një prezencë shumë e madhe e demostruesve që po ndjekin ecurinë e protestës-homazh.
Nën masa të rrepta të sigurisë së forcave të policisë, deputetë të opozitës dhe kryetari i saj Edi Rama kanë vendosur karafila pranë vendit ku u vranë të tre qytetarët.
Në manifestimin homazh të ditës së sotme nuk kishte vetëm banorë të kryeqytetit. Durrësi, Vlora, Fieri, e puthuajse nga të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë përbërë gjeografinë e pjesëmarrësve në këtë manifestim, natyrisht organizuar nga Partia Socialiste dhe degët përkatëse.