E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ignatavicius tek Berisha Vleresojme anulimin e manifestimit

Kryeministri Berisha priti dje kryetarin e radhes se OSBE-se dhe zevendesministrin e Jashtem te Lituanise zotin Evaldas Ignatavicius ku i beri nje paraqitje te situates se krijuar si pasoje e protestave te dhunshme dhe perpjekjeve per permbysjen e institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike. Kryeministri Berisha i beri zotit Ignatavicius nje ekspoze te reformes konsensuale zgjedhore zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme te certifikuara nderkombetarisht dhe perpjekjeve deshtuara te kryetarit te Partise Socialiste per te deligjitimuar keto zgjedhje per me shume se nje vit e gjysme. Kryeministri Berisha theksoi se per shkak te ketij deshtimi zoti Rama ka vazhduar te abuzoje me apelin e komunitetit nderkombetar per te gjetur zgjidhje ne perputhje me kornizen kushtetuese dhe brenda institucioneve demokratike dhe me nje skenar te mire pergatitur ka pershkallezuar situaten nepermjet veprimesh te dhunshme dhe antikushtetuese. Kryeministri pasi shprehu mbeshtetjen e plote per nje hetim te gjithanshem profesional dhe te paanshem te tentatives se dhunshme per rrezimin e qeverise i shprehu zotit Ignatavicius shqetesimin se prokurorja e Pergjithshme me veprimet e njeanshme qe ka ndermarre po bllokon dhe demton kete hetim. Ne kete kontekst ai vleresoi asistencen e menjehershme te autoriteteve te Shteteve te Bashkuara ne dhenien e ekspertizes gjate hetimit si nje garanci per nje hetim profesional dhe te paanshem. Zoti Ignatavicius vleresoi vendimin e Kryeministrit per mosmbajtjen e mitingut te planifikuar per diten e shtune. Ai u shpreh se eshte e domosdoshme ulja e toneve dhe vendosja e nje dialogu politik brenda Parlamentit. Ai gjithashtu shprehu gatishmerine e OSBE-se per te asistuar ne kete proces. Kryeministri siguroi gjithashtu per vendosmerine e qeverise shqiptare per mbrojtjen e Kushtetutes te shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike ne vend perkarshi cdo tentative per shkeljen e tyre. Gjithashtu ai i perseriti zotit Ignatavicius ftesen e bere zyrtarisht OSBE-se per vezhgimin e zgjedhjeve te 8 majit duke kerkuar dergimin e sa me shume vezhguesve nderkombetare per te deshmuar angazhimin e plote te autoriteteve shqiptare per mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve me te larta nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›