Socialistet kunder policise Lironi protestuesit
Partia Socialiste i ben thirrje policise te liroje te arrestuarit qe ishin pjese e demonstrates se 21 janarit. Kryetarja e njesise bashkiake nr. 1 Lindita Nikolla se bashku me disa mbeshtetes te selise roze ishte dje para Drejtorise se Policise se kryeqytetit ndersa akuzoi uniformat blu se kane dhunuar dhe arrestuar shume qytetare. Shqiperia dje dhe sot ishte ne zi sepse tre burra tre baballare te ndershem tre qytetare te ndershem te Shqiperise sone u vrane nga dora gjakatare. E nderkohe qindra djem te Tiranes dhe te Shqiperise mbahen komisariateve te Tiranes. Ne sot jemi ketu sepse gjithe naten endemi dyerve te komisariateve te Tiranes per te marre informacion per bijte per djemte tane. Ata sjane kriminele ata jane studente. Ata jane njerez qe aspirojne per nje Shqiperi te mire per nje Shqiperi te lire dhe demokratike - deklaroi Nikolla. Sipas saj policia duhet te arrestoje njerezit qe vrane tre qytetare te ndershem dhe jo te mbaje te arrestuar qytetare te pafajshem.