E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata e opozites nen sloganin Sali dorezo bllokun

TIRAN - E kthyer tashme ne nje tradite sa here ka protesta te medha Partia Socialiste nis lajmerimin e njerezve dere me dere per demonstraten qe pritet te zhvillohet me 21 janar ne kryeqytet. Pas takimeve te zhvilluara me kryesocialistin deputete dhe drejtues te qeverisjes vendore kane nisur fushaten e lajmerimeve per ti bere apel qytetareve qe ti bashkohen demonstrates se dites se premte.


Nen sloganin Sali dorezo bllokun socialistet kane shperndare ftesen per protesten qe do te zhvillohet ne oren 1400 ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ftesa eshte ideuar ne pamjen e nje blloku ku ne njeren ane eshte fotoja e kryeministrit Berisha dhe ne tjetren fotoja e ish-ministrit te Ekonomise Ilir Meta.


Ky imazh eshte perzgjedhur pas publikimit te videopergjimit ku ish-zevendeskryeministri shfaqej me nje bllok ne dore ne te cilin kishte te shkruar porosite per ministrin e Ekonomise se asaj kohe Dritan Prifti. Ne anen tjeter te bllokut bie ne sy shifra 5 miliarde euro qe sipas socialisteve eshte perqindja e cila eshte perfituar nga favoret dhe ryshfet e qeverise. Me poshte kesaj shifre jane te shenuar emrat e ministrave te kabinetit Berisha qe sipas selise roze kane abuzuar me pushtetin e tyre.


Sipas nismetareve demonstrata do te nise te premten ne oren 1400 dhe qytetaret nga e gjithe Shqiperia do te marshojne neper rruget e Tiranes per tu mbledhur me pas ne bulevardin Deshmoret e Kombit.


Kryetarja e njesise bashkiake numer 1 Lindita Nikolla ishte dje e pranishme ne zonen ne te cilen drejton per tiu bere thirrje qytetareve qe ti bashkohen demonstrates se neserme. Ju ftoj qe ne daten 21 te jeni te gjithe bashke per ti dhene fund kesaj qeverisje per ti dhene fund kesaj kusarie qe cdo dite dhe kedo po vjedh ne kete vend.


Ju presim do te jemi bashke - apeloi ajo. Gjate takimeve dere me dere nje banor i lagjes tek Ali Demi shprehej se ishte emigrant dhe ka ardhur posacerisht per kete pune. Na e kane prure ne maje te hundes. Kur na e kane prure ne emigranteve imagjino popullin e shkrete. Te shpetojme kombin te shpetojme popullin.


Demonstrata eshte e popullit. Une sjam anetar partie ne asnje parti jam qytetar i Shqiperise - shprehu shqetesimin ai. Ne nje tjeter takim Nikolla theksoi se kjo eshte demonstrate e te gjithe qytetareve te ketij vendi. Sipas saj Partia Socialiste eshte bashke me qytetaret pa dallim ngjyrimi politik vetem ne emer te se mires se perbashket per ti dhene fund kesaj qeverie kusaresh.


Ne keto takime qytetaret shprehnin shqetesimet mbi situaten ne vend. Njeri prej tyre tha se qendron ne shtepi me qira punon ne te zeze ku punon sot nuk punon neser. E kam carcaf listen qe marr borxh ne dyqan. Me shume pa buke se sa me buke. Jap gjakun e trupit per te rritur dy femijet. Kam shume shprese dhe besim tek ju - u shpreh nje tjeter qytetar i lagjes Ali Demi.

Deputeti Tahiri reagon ndaj sjelljes se kryeministrit Berisha ne mbledhjen e qeverise

PS Pas lajthitjes Berisha flet per lajthi e per kumbulla

TIRAN - Deputeti i Partise Socialiste Saimir Tahiri deklaroi dje se shqiptaret kuptuan se lajthitja e Sali Berishes ne seancen e fundit te Kuvendit nuk ishte nje rast i vecuar por nje lajthitje krejt e zakonshme per kete Kryeminister qe gjithmone e me shume po e fut vendin ne qorrsokak duke kerkuar te terheqe pas vetes Shqiperine dhe shqiptaret mu ne llumin e gremines ku eshte zhytur vete.


Pas lajthitjes se Saliut qe te gjithe pame e degjuam diten e hene ne parlament sot ky njeri foli perseri per lajthi e per kumbulla per zana neper male te mbuluara me debore por perseri nuk tha asnje fjale per zgjidhjen e krizes te cilen shqiptaret e presin me padurim - deklaroi ai nga selia roze.


Partia Socialiste shprehu shqetesimin per provokimin e perditshem sic u shpreh deputeti socialist qe ky kryeminister i zene peng nga korrupsioni dhe paaftesia po i ben cdo shqiptari te ndershem ne kete vend. Gjithashtu ai shprehu shqetesimin per katandisjen publike te ketij njeriu qe me cilesine e kryeministrit te votave te vjedhura po synon te katandise Shqiperine dhe shqiptaret si mos me keq.


Ndaj sot i bejme thirrje qytetareve qe ta kthejne daten 21 ne diten e demonstrates popullore per rikthimin e dinjitetin qe Kryeministri ne ikje dhe qeveria rrush e kumbulla po neperkembin dita-dites. 21 janari nuk eshte dita e demonstrates se socialisteve per pushtetin e tyre por dita e demonstrates se shqiptareve per shtetin te gjitheve - apeloi Saimir Tahiri.


Kryetari i PSV 91 apeloi dje per pjesemarrje ne emer te Opozites se Bashkuar

Opozita e ka per detyre te orientoje cdo zgjidhje politike


TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste te Vertete 91 Petro Koci apeloi dje ne emer te Opozites se Bashkuar qe ne daten 21 janar ne ora 1400 cdo qytetar te mblidhet ne sheshin qendror te Tiranes per te demonstruar kunder ketij realiteti krize te prodhuar nga mazhoranca dhe qeveria e kryesuar nga Sali Berisha.


Opozita e Bashkuar e ka per detyre qe pas djegies provokative te fleteve te votimit dhe pas shfaqjes se shemtuar te korrupsionit qeveritar ne menyre te regjistruar ne mediat e vendit te orientoje cdo zgjidhje politike drejt nje demokracie reale ku qytetari te thote fjalen e tij - u shpreh nga selia e Opozites se Bashkuar Petro Koci. Sipas tij eshte detyra e opozites qe te orientoje zgjidhjen politike te orientoje reagimin qytetar ndaj ketij realiteti krize te prodhuar nga qeveria Berisha.

Ai theksoi se opozita kerkon zgjedhje te parakohshme dhe pse jo qe te bashkoje zgjedhjet lokale me ato parlamentare sepse parlamenti eshte institucioni kryesor ku kapet shteti dhe ku prodhohet korrupsioni.


Parlamenti eshte institucioni kryesor ku bllokohet sistemi i drejtesise per te luftuar korrupsionin. Prandaj eshte e domosdoshme qe ne daten 21 janar cdo qytetare i lire dhe cdo qytetar opozitare te vije ne Tirane per te demonstruar ne nje proteste te madhe sigurisht kur bej kete thirrje kam parasysh nje pjesemarrje pa mungesa - drejtoi apelin qytetareve Petro Koci.


Milo-Dule apel qytetareve Te largojme Berishen

TIRAN - Aleatet e Partise Socialiste kane vijuar dje thirrjet ndaj qytetareve per pjesemarrje ne demonstraten qe do te zhvillohet nga Opozita e Bashkuar. Kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo dhe kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule kane kerkuar pjesemarrjen e popullit per te larguar kryeministrin Berisha. Ketej e tutje jane vete shqiptaret eshte vete populli shqiptar qe duhet te marre ne dore largimin e kesaj qeverisjeje te kesaj mazhorance nga nje pushtet qe perdite e me shume po behet i rrezikshem jo vetem per shqiptaret per njerezit e thjeshte por po behet i rrezikshem per fatet e Shqiperise europiane - deklaroi kreu i PDS-se Paskal Milo. Ndersa kreu i PBDNJ-se u kerkoi shqiptareve qe te bashkohen me 21 janar per te ardhmen europiane dhe voten e lire.


Si asnjehere tjeter te bashkohemi ne 21 janar per te demonstruar vendosmerine tone te palekundshme per demokraci funksionale per shtet te se drejtes per vote te lire per te ardhme te afert europiane. Zoti Berisha nuk mund te ndryshoje asgje duke mbyllur syte perpara realitetit ne politike ndergjegjesimi per mbarimin e kohes politike dallon burrat e shtetit nga aventurieret e rastesishem - apeloi Vangjel Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›