E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti ne prokurori dorezon laptopin dhe filmime te reja

Ish-ministri i Energjetikes eshte paraqitur dje ne prokurori ku ka dorezuar materiale te reja dhe mjetet me te cilat ka kryer filmimet. Provat e reja garantojne origjinalitetin e videoskandali

TIRAN - Ish-ministri i Energjetikes Dritan Prifti dorezoi ne prokurorine e kryeqytetit kompjuterin e tij portativ laptop dhe mjetet qe regjistroi zv.kryeministrin Ilir Meta ne mars te vitit te kaluar. Ka qene ora 1300 e mesdites kur deputeti Prifti i shoqeruar nga shoferi i tij personal dhe dy truprojat e Zyres per Mbrojtjen e Deshmitareve te Drejtesise ka hyre ne ambientet e institucionit te akuzes.


Me te hyre brenda godines deputeti Prifti eshte drejtuar per ne katin e peste drejt zyres se drejtuesit te Task-Forces se ketij institucioni prokurorit Dritan Rreshka. Ku ne prezencen e ketij te fundit dhe prokurorit te ceshtjes Gentian Osmani deputeti Prifti ka dorezuar laptopin e tij personal dhe oren se bashku me stilolapsin me te cilin ka kryer regjistrimin dhe pergjimin e bisedes mes tij dhe ish-zv.kryeministrin e asaj kohe Meta.


Burime prane Priftit pohuan dje se ne laptopin e ish-ministrit te Energjetikes ndodhen disa filmime te reja origjinale qe provojne origjinalitetin e videos se pare. Keto filmime ishin ruajtur nga Prifti me qellim per te perforcuar ate qe eshte pare ne videon e shfaqur edhe ne media. Provat e reja garantojne origjinalitetin e videoskandalit - thane dje burimet prane Priftit.


Me kerkese te prokurorise mesditen e sotme djeshme eshte paraqitur deputeti Dritan Prifti duke dorezuar materialet qe mendon se jane te vlefshme per hetimin e ceshtjes si dhe mjetet teknike me te cilat ka regjistruar dhe filmuar biseden mes tij dhe deputetit Ilir Meta. Gjithashtu Prifti dorezoi edhe laptopin e tij personal. Ai do te mbahet per disa kohe nga Prokuroria dhe ekspertet tane do te shkarkojne prej tij te gjitha materialet qe mendojne se jane te nevojshme - thuhet nga burimet e prokurorise.


Mesohet se brenda ne kompjuterin portativ Prifti kishte nje sere dokumentesh zyrtare dhe filmime qe sipas tij sherbejne per te treguar vjedhjet qe Meta ka kryer ne Ministrin e Energjetikes per tre muajt e drejtimit te ketij institucioni. Gjithashtu sipas te dhenave te siguruara nga prokuroria mesohet se Prifti ka shtuar se ne kompjuterin e tij ndodhen edhe shume dokumente zyrtare ne lidhje me procedurat e koncesioneve te HEC-eve licencat nga Albpetroli etj.


Sipas ketyre burimeve nga verifikimi i dokumenteve te sekuestruar ne Ministrin e Energjetikes nga 84 koncesionet e HEC-eve ne 34 prej tyre ka rezultuar se ka probleme te theksuara si ligjore. Pervec ketij kompjuteri Prifti sipas akuzes ka dorezuar edhe oren dhe stilolapsin se bashku me mjetet teknike qe ka kryer pergjimin dhe filmimin e zv.kryeministrit Meta.


shte kerkuar nga vete Dritan Prifti qe te dorezoje mjetet me te cilet ka kryer pergjimin per ti kryer nje akt-ekspertim per te provuar se jane keto mjete qe jane perdorur per pergjimin - thane burimet duke shtuar se do te keqyren per te pare nese videoja ka te dhena teknike te njejta me kapacitetin e filmimit qe ndodhet ne kasete.


Takimi mes tij dhe prokuroreve ka zgjatur vetem 30 minuta ku ne te dale te institucionit Prifti u shpreh per mediat se ne prokurori isha per nje ceshtje teknike duke mos dhene shume detaje per viziten e dyte brenda javes ne kete institucion. Gjate mesdites se djeshme mesohet se grupi hetimor ka sekuestruar te gjitha procedurat dhe materialet e HEC-eve dhe praktikat e dhenies se licencave te ndryshme nga Albpetroli.


Transparency International kerkoi heqjen e imunitetit dhe nisjen e hetimeve per deputetet e akuzuar per korrupsion
TIA Te hetohet korrupsioni i politikaneve


TIRAN - Transparency International Albania kerkoi dje heqjen e imunitetit te deputeteve te akuzuar ne menyre qe ti hapet rruge hetimit te tyre. Sipas TIA-s barazia para ligjit duhet te garantohet per te gjithe. Duhet te gjendet nje zgjidhje per ti dhene fund krizes politike ne vend - theksoi kjo organizate. TIA propozoi ndryshimin e Kushtetutes ne lidhje me heqjen e imunitetit si privilegj per deputetet ministrat gjyqtaret dhe cdo drejtues institucioni me qellim hapjen rruge te hetimit per cdo veper penale te kryer prej tyre.


Organizimin e nje seance te jashtezakonshme parlamentare per ndryshimin e Kushtetutes ne lidhje me heqjen e imunitetit si privilegj per deputetet ministrat gjyqtaret dhe cdo drejtues institucioni me qellim hapjen rruge te hetimit per cdo veper penale te kryer prej tyre. Vetem angazhimi retorik dhe deklarativ mbi imunitetin eshte i pamjaftueshem dhe jo ligjor per te thyer barrierat e imunitetit dhe per te hetuar pa vonese e pengese cdo zyrtar te implikuar - thuhet ne deklaraten per mediat.


Duke marre shkas edhe nga videoja e transmetuar TIA kerkoi hetimin e cdo akuze per korrupsion te denoncuar mbi te dhena te besueshme se zyrtare te larte kane abuzuar me pushtetin duke apeluar per nje rol aktiv te prokurorise si detyrim i saj kushtetues per te hetuar kryesisht keto vepra. Deri me tani mbizoteron praktika pasive e hetimit vetem mbi kallezime te drejtperdrejta ku sipas statistikave te fundvitit organi i akuzes heton kryesisht me nismen e vet vetem 1 te ceshtjeve. Drejtuesit e TIA-s i bene thirrje Prokurorise qe te ruaje integritetin dhe sovranitetin ne kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedimeve penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›