Arrestohet ne Rinas vlonjati i lindur ne Prishtine

Arrestohet ne Rinas teksa kthehej nga Londra 32 vjecari kosovar i lindur ne Vlore ndersa ishte shpallur ne kerkim nga autoritetet policore dhe te drejtesise se kryeqytetit italian Rome. Erjon Rexha 32 vjec u ndalua te marten ne mbremje nga policia kufitare ne Rinas kur kthehej nga Londra ndersa rezultonte i kerkuar me nje vendim te Gjykates se Romes per akuzat e pjesemarrjes ne organizate kriminale trafikimi i narkotikeve kanabis dhe falsifikim i dokumenteve.
Kjo gjykate e ka denuar Rexhen me 10 vite burg per keto akuza. Rexha mesohet se jetonte prej vitesh ne Angli ku ishte regjistruar si kosovar i lindur ne Prishtine. Gjykata e Romes ne Itali me vendimin e dates 17 tetor 2006 e ka denuar ate me 10 vjet burg. Burimet e policise thane se ai eshte i kerkuar nga autoritetet italiane te drejtesise nepermjet zyres se Interpolit per tu ekstraduar ne kete vend.
Gjate intervistimit te tij ne aeroport ai i pohoi policise se ceshtja per te cilen ishte denuar dhe kerkohej nga pala italiane ishte e mbyllur per te dhe se ai nuk kishte probleme. Pavaresisht pretendimeve te tij policia prangosi Rexhen ne pritje te nisjes se procedurave ne ngarkim te tij.