Ndahen anetaret e KZAZ-ve per 8 majin

PD-ja do te kete shumicen ne komisionet qe mbajne numrin tek PS-ja ne ato qe kane numrin cift
TIRAN - Partia Demokratike do te kete anetarin e shtate mazhorancen ne komisionet zgjedhore qe kane numer tek. Partia Socialiste do te kete anetarin e shtate ne komisionet zgjedhore qe kane numer cift. Kush eshte dakord me kete rezultat 4 pro miratohet mbyllet dhe kjo pike e rendit te dites.
Ne kete menyre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka percaktuar menyren se si do te ndahen anetaret e KZAZ-ve ne zgjedhjet e 8 majit te ketij viti. Ky vendim eshte miratuar vetem me votat e te djathteve pasi mungonin tre anetaret e majte.
Ne te gjithe vendin jane 66 komisione zonale te administrimit te zgjedhjeve ne te gjithe Shqiperine ne varesi te te cileve do te jene qendrat e votimit ne 8 maj.
KZAZ-ja perbehet nga 7 anetare dhe sekretari te cilet emerohen nga KQZ-ja sipas procedures se meposhtme dy anetare propozohen nga partia kryesore e shumices parlamentare dy anetare propozohen nga partia kryesore e opozites parlamentare nje anetar propozohet nga partia e dyte e shumices parlamentare dhe nje anetar propozohet nga partia e dyte e opozites parlamentare.
Ne rast se nuk arrihet baraspeshimi politik grupi perkates kompensohet me kandidaturat e partise kryesore deri ne baraspeshimin politik shumice-opozite anetari i shtate propozohet ne gjysmen e KZAZ-ve nga partia e pare e shumices parlamentare kurse gjysma tjeter nga partia e pare e opozites parlamentare. 30 per qind e anetareve te propozuar perkatesisht nga partia me e madhe e shumices dhe partia me e madhe e opozites ne shkalle vendi duhet te jene nga secila gjini. Pjesa e fundit e ligjit eshte vendosur per te shtuar perfaqesimin e femrave.