Demonstrata kater te vdekur dhjetera te plagosur

Kronika nga ngjarjet ne Tirane. Si filloi dhe u shty drejt dhunes protesta qe duhet te ishte paqesore
Kater te vdekur dhjetera te plagosur civile dhe punonjes policie jane bilanci i demonstrates te paralajmeruar si jashte kontrollit nga kreret e opozites te cilet pasi ftuan ne shesh qindra qytetare u zhduken prej aty duke braktisur ata dhe Shqiperine ne duart e nje turme jashte kontrollit. Askush nuk i pa qofte edhe per nje moment kreret e opozites te perpiqeshin qofte edhe duke deshtuar te ulnin gjakrat dhe tensionin. Pamja e Shqiperise dhe e Tiranes nuk ishte as eshte ajo qe u pa per 4 ore ne mes te kryeqytetit ku qindra njerez me gure dhe mjete te tjera tentuan te rrezojne shtetin. Por pamjet qe pame ne televizion dukeshin si surreale krahasuar me nje qytetet ku pjesa me e madhe e njerezve vazhdonin te jetonin me hallet e tyre dhe te paperfshire por te traumatizuar nga ajo qe kishin frike se mund te ndodhte.
Nisja
Ishte lancuar qe me pare orari i nisjes i atij qe ne fakt duhej te ishte nje manifestim paqesor dhe demokratik ne kryeqytet perkrahes te opozites te thirrur nga keta te fundit nga te kater anet e vendit kane vershuar dhunshem ne sheshin perballe kryeministrise aty rreth ores 14.00 pas mesdites se djeshme.
Autobuse furgone e autovetura te vogla te ardhur nga disa qytetet te vendit si Berati Saranda Korce Shkoder Lezhe etj jane parkuar te mbledhura ne zona te ndryshme te kryeqytetit te cilet transportonin nga grupmoshat me te reja deri tek me te moshuarit. Manifestimi ka startuar nga drejtime dhe rruge te ndryshme per tu bashkuar me pas ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ardhja deri ketu e manifestuesve eshte shoqeruar edhe nga perfaqesues te opozites ne vend te cilet ne disa grupime dhe rruge te ndryshme kane udhehequr manifestuesit deri tek kryeministria. Keshtu ne rreshtin e pare te turmes se madhe te njerezve qe parakalonin pergjate gjithe gjeresise se rruges nga Unaza e Re ne bulevardin Bajram Curri ndodhej nje prej deputeteve te partise socialiste Sajmir Tahiri ndersa spikasnin parrullat antiqeveritare per rrezimin e saj si dhe kunder ish zevendes kryeministrit Ilir Meta.
Vec perseritjes me ze te larte te parullave qe mbanin duar nga manifestuesit degjoheshin rendom fyerje banale kundrejt ish-zevendes kryeministrit si dhe vete kryeministrit. Ne kete atmosfere te ndezur eshte perfshire edhe deputeti Tahiri ku nga rreshti i pare qe printe turmen ka acaruar tonet me nje punonjes policie rrugor qe mesa duket ndodhej ne sherbim prane nje udhekryqi afer shkolles Vasil Shanto pergjate Unazes se Re i mbingarkuar nga automjete ku pengohej qarkullimi. Por asnje reagim nga ky i fundit ndonese fjalori i deputetit ishte aq banal saqe detyroi te kthenin kokat e kurreshtaret e lagjes aty afer apo qe ndodheshin ne lokale qe kishin dale anes rruges per te pare nga afer turmen qe bertiste dhe shante me ze te larte.
Megjithe kete episod qe mesa dukej nuk i bente me pershtypje askujt turma vazhdonte te perparonte drejt destinacionit kryeministrise. Ketu te tjere manifestues me te shumte ne numer ndodheshin te grumbulluar tashme nga Piramida deri ne afersi te Universitetit Politeknik. Nderkohe ne pjesen ballore te godines kryeministrore qendronin te pozicionuara tre kordone te forcave te policise e me tej ne hyrje pas tyre dallohej nje grup tjeter i pajisur me kaska e mjete mbrojtese policore.
Demostrata
Ndersa ne bulevard me dhjetera parulla per rrezimin e qeverise dhe largimin e kryeministrit Berisha nga posti shoqeroheshin edhe me tone te ashpra fyese nga manifestuesit ne shesh. Brenda pak minutash situata dukej se do degjeneronte edhe me tej kur sa vinte e grupe te ndryshme nga te pranishmit afroheshin edhe me shume perballe rreshtit te pare qe kishte formuar policia. Ne ato caste njerez qe benin pjese ne proteste shiheshin te dilnin para apo te sprapsnin te tjeret qe gjithnje e me shume synonin te dyndeshin drejt policise.
Nuk ka zgjatur shume dhe perpjekja e dikujt apo disave qe shtynin njeri tjetrin jo pa qellim per te arritur sa me prane efektiveve te policise ka degjeneruar ne ate qe me pas do te shkaktonte kater viktima nga radhet e demonstruesve dhjetera police te plagosur 100 te tjere te lenduar zjarrevenie automjetesh pemesh thyerje portash kerkim per futjen dhe marrjen me dhune te kryeministrise. Nje situate anarkiste ku perleshjet mes demonstruesve te dhunshem nga njera ane qe hedhin shkopinj arrijne deri aty sa te shkulin edhe guret e bulevardit dhe hedhin bomba molotov per te qelluar forcat e rendit. Ndersa nga ana tjeter policia qe mundohet te vetepermbahet te ruaje profesionalizmin apo te shmange cdo lloj provokimi te bere nga protestuesit e irrituar dhe te dhunshem.
Fillimisht nder taktikat e bere nga policia ka qene nje bot uji me presion me qellim sprapsjen e turmes tashme jashte kontrollit. Por kjo nuk i ka trembur aspak keta te fundit. Perkundrazi kane vazhduar te qellojne efektivet e policise me gure tulla e cte kishin tjeter. Me pas policia ka perdorur gaz lotsjelles por as kjo nuk e ka penguar dhunen qe po pershkallezohej gjithnje e me shume. Gjithcka po ndodhte ne pjesen ballore te kryeministrise nderkohe qe nje pjese e mire e demonstruesve po aneksohej ne pjesen e hyrjes anesore te godines ngjitur me Piramiden. Aty protestuesit nuk kane kursyer makinat qe ndodheshin te parkuara. Plot 15 automjete jane shkaterruar plotesisht dhe dhjetera te tjera jane demtuar rende. Mes tyre numerohet edhe nje makine policie qe i eshte vene flaka. Situata ka degjeneruar deri ne ate pike kur persona mes turmes kane arritur te marrin nje autoveture tip mercedes benz 240 dhe kane goditur deren e hyrjes administrative anesore te kryeministrise ndersa me pas kane tentuar te futen me dhune ne oborrin e godines. Nje lufte guerile e vertete ku mbizoteronte kaosi dhe dhuna. Grupe protestuesish me kapuc apo pa kapuc qe benin thirrje me kembe e duar qe te tjeret ti vinin ne ndihme per tu futur brenda kryeministrise. Nderkohe te tjere te gjakosur si police dhe protestues qe kerkonin ndihmen e kolegeve.
E perqendruar ne kete kohe brenda territorit rrethues te kryeministrise policia ka filluar te hedhe serish gaze lotsjelles per te shperndare turmen si dhe ka shtene me arme ne ajer. Deri ne kete pike asnje prej perfaqesuesve te larte te opozites te cilet pritej te qendronin ne krah perkrahesve te tyre te sjelle nga cdo cep i vendit nuk kishte dale publikisht ne thirrje per qetesi te demonstruesve.
Situata e rende dhe kaotike ka vijuar perreth kater ore derisa ne njoftimet televizive qe transmetonin direkt ngjarjen u be publike viktima i pare e me pas edhe dy te tjere. Gjithashtu ne Spitalin Ushtarak te kryeqytetit shoqeroheshin me urgjence persona te tjere te plagosur apo te lenduar rende. Deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme nuk ka patur nje konkluzion zyrtar ne lidhje me shkakun e vdekjes se kater protestuesve.
Plagosen 17 police dhe lendohen 100 te tjere
Gjate ngjarjes se djeshme te rende ne kryeqytet jane plagosur 17 punonjes policie te cilet jane derguar ne Spitalin Qendror Ushtarak dhe ne Spitalin Nene Tereza per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore si dhe rreth 100 punonjes te tjere policie jane lenduar. Shifrat zyrtare jane publikuar gjate mbremjes se djeshme permes nje deklarate per shtyp te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit duke bere keshtu dhe nje bilanc paraprak te protestave te dhunshme qe pasuan oret e pasdites. Keshtu ne deklraten e policise thuhet se grupe demonstruesish tentuan te hyjne me dhune ne ambientet e Keshillit te Ministrave duke perdorur bomba molotov mjete te tjera zjarrvenese dhe shperthyese gure etj.
Dhuna u nxit nga drejtuesit dhe organizatoret e demostrates
Ne prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatoreve te demonstrates
grupe demonstruesish goditen me gure e sende te tjera te forta punonjes te policise. Ky ka qene reagimi zyrtar i Policise se Shtetit mbremjen e djeshme ku permes nje deklarate per shtyp ehste bere e ditur se Pas grumbullimit para nderteses te Keshillit te Ministrave grupe demonstruesish ne prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatoreve te demonstrates goditen me gure e sende te tjera te forta punonjes te policise te cilet ishin te planizuar me sherbim per te garantuar sigurine publike. Gjithashtu sipas policise Jane djegur dhe shkaterruar plotesisht mbi 15 mjete dhe demtuar me dhjetera te tjere. Pas largimit nga Bulevardi Deshmoret e Kombit grupe vandalesh kane vazhduar te shkaterrojne vjedhin dhe vandalizojne objekte te ndryshme.Ne lidhje me veprimtarine e djeshme policia tha se gjate gjithe kesaj kohe Policia e Shtetit ka ruajtur gjakftohtesine dhe vetepermbajtjen dhe ka vepruar me profesionalizem ne zbatim te ligjit duke ju shmangur cdo provokimi te bere. Ne deklarate thuhet gjithashtu se Policia e Shtetit bazuar ne kerkesen e subjektit Partia Socialiste mori te gjitha masat e nevojshme per garantimin e zhvillimit normal te tubimit dhe per sigurimin e rendit e qetesise publike.
Policia Jane thirrur eksperte ligjore dhe prokurore
Policia e Shtetit njofton se drejtues te Prokurorise se Tiranes dhe eksperte mjeko ligjore kane nisur hetimet per te zbardhur rrethanat e vrasjes dhe autoret e tyre.
Lajmi eshte bere i ditur mbremjen e djeshme nga zedhenesja e Drejtorise se Pergjithshme e Policise se Shtetit Klejda Plangarica e cila permes nej deklarate per shtyp ben me dije se deri oret e vona te mbremjes ne Spitalin Ushtarak kane mberritur 2 persona te vdekur dhe nje i plagosur rende i cili nderroi jete me pas. Nderkohe permes deklarates se saj Policia e Shtetit u ka bere thirrje qytetareve te distancohen nga aktet e dhunes ndersa garanton qytetaret se Policia e Shtetit eshte ne krye te detyres per te siguruar rendin dhe qetesine publike per qytetaret shqiptare dhe mbrojtjen e institucioneve dhe shtetit ligjor.
Kriminelet organizuan marrjen e institucioneve me dhune
Elementet kriminale organizuan marrjen e institucioneve me dhune. Ky ka qene reagimi i ministrit te Brendshem Lulzim Basha ne lidhje me incidentet gjate protestes se dhunshme i cili ka folur gjate mbremjes se djeshme nga ambientet e Spitalit Ushtarak. Ministri i Brendshem premtoi se Policia e Shtetit nuk do te lere pa zbardhur autoret e ketyre skenareve dhe do i vere ata para pergjegjesise. Nderkohe qe ka garantuar familjaret e te plagosurve se do te behet gjithcka per sherimin e tyre. Gjate fjales se tij Basha ka falenderuar gjithashtu Policine e Shtetit per punen e saj heroike qe sipas tij u perball me kontingjente profesioniste te krimit. Ndersa theksoi se Policia e Shtetit do te mbroje rendin dhe situaten normale ne vend.