E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstrata mijera njerez nisen nga rrethet drejt Tiranes

Mijera protestues jane nisur nga rrethet drejt Tiranes. Korrespondentet ne rrethe raportojne per nisjen e tyre.
Shkoder
Policia e shtetit ka kontrolluar autobuset qe shkonin per Tirane. Pasagjereve u jane kerkuar dokumentet dhe me pas jane lene per te kaluar. Kontrolli I policise ka qene I shumte. Gjithashtu kontroll eshte ushtruar edhe ne furgonet qe benin linjen e Tiranes

Lezhe
Ashtu si ne te gjitha rrethet e vendit edhe opozita ne Lezhe ka organizuar nisjen e personave te cilet u bene pjese e demostrates popullore te zhvilluar ne kryeqytet. Fillimisht ata jane mbledhur ne sheshin Beselidhja por pavaresisht se e kishin njoftuar bashkine e drejtuar nga LSI-ja policia bashkiake nuk kishte marre masa qe te kishte hapesire per vendparkimin e autobuseve me te cilet do te niseshin drejt Tiranes pasi sheshi ishte i zaptuar nga automjete. Keshtu ata jane nisur nga vendqendrimi i automjeteve Taxi ne superstrade. Kryetari i PS-se te rrethit Lezhe Agustin Marku theksoi se kerkesa e opozites eshte zgjedhje te parakohshme per nje zgjidhje politike demokratike ne Shqiperi.
Pavaresisht kushteve atmosferike te disfavorshme ne jemi organizuar dhe te vendosur per tu bere pjese e demonstrates tha Agustin Marku duke i bere ftese Berishes qe ti prese ne Tirane dhe jo te vije ne Lezhe per festa te tipit komunist.
Nderkohe deputeti i PS-se per Qarkun e Lezhes Gjovalin Kadeli deklaroi se ne do ti japim mesazhin Berishes se ai duhet te largohet nga qeverisja pasi eshte e vetmja rruge qe ky vend te jete normal. Demonstrata do te jete paqesore dhe mbarepopullore vijoi Kadeli duke vene theksin se ne perberje te demonstruesve nuk ka elemente kriminale sic eshte shprehur mazhoranca. Nga Lezha per ne Tirane sipas Kadelit kane shkuar afro 3000 vete. Ai tha gjithashtu se ne menyre te organizuar jane nisur qindra demostrues edhe nga Mirdita dhe Kurbini.

Durresi
Ikja per ne Tirane ka filluar qe ne oret e para te mengjesit dhe shumica jane nisur me automjetetet e tyre

Elbasani
Jane nisur qe ne mengjes rreth 50 autobuse dhe makina private me protestues te moshave te ndryshme. Numri i tyre arrin ne rreth 2000 veta. Organizimi eshte bere nga dega e PS-se se Elbasanit dhe nisja ka qene ne menyre paqesore.

Fier
35 autobuse jane nisur ne mengjes nga qyteti i Fierit

Gjirokastra
Jane nisur autobuse rreth ores 700. Gjithashtu ka pasur edhe ikje me makina private. Numri i protestuesve mendohet se arrin rreth 500.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›