E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ-ja hedh shortin, në cilat qytete kryeson PD-ja dhe në cilat PS-ja



Eljona Ballhysa
Komisioni Qendror Zgjedhor ka hedhur dje shortin për anëtarin e shtatë të KZAZ-ve në të gjitha qytetet e vendit. Në bazë të shortit të hedhur dje nga anëtarët demokratë në KQZ-së, rezultoi se Partia Demokratike do të ketë shtatë anëtarë në ato KZAZ që kanë numër tek, ndërsa Partia Socialiste do të ketë shtatë anëtarë në ato KZAZ që kanë numër çift. Të dyja partitë kanë marrë numër të njëjtë KZAZ-së duke pasur parasysh se janë 66 KZAZ në të gjithë vendin. Por, në Bashkinë e Tiranës, ku lufta për postin e kryebashkiakut do të jetë më e ashpër midis dy forcave politike, rezulton se PD-ja do të ketë shumicën e KZAZ-ve. Pra, nga 11 minibashki që ka Tirana, që u korrespondojnë 11 KZAZ-ve, 6 prej tyre do t’i kryesojë Partia Demokratike, përkundrejt 5 që do t’i kryesojë PS-ja. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror Zgjedhor nuk morën pjesë anëtarët e opozitës. Gjatë fjalës së tij, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha se këta anëtarë janë të varur politikisht.
Bashkitë dhe kryesimi
Duke iu referuar tabelës së KZAZ-ve dhe qyteteve që i korrespondojnë, të bëra publike në faqen zyrtare online të KQZ-së, rezulton se Partia Demokratike do të ketë kryesimin e KZAZ-së Nr. 01, që i përket bashkisë së Beratit. Ndërsa Partia Socialiste do të ketë shumicën e anëtarëve në KZAZ-në Nr. 02, që i përket baskisë së Urës Vajgurore. Bashkinë e Kuçovës do ta ketë Partia Demokratike, ndërsa atë të Çorovodës Partia Socialiste. Në KZAZ-në Nr. 5, që i përket bashkisë së Peshkopisë, shumicën e anëtarëve do ta ketë Partia Demokratike, ndërsa në KZAZ-në numër 6, që i përket bashkisë së Burrelit, do ta ketë Partia Socialiste. Bashkinë e Bulqizës do ta drejtojë Partia Demokratike. Ndërsa në një ndër bashkitë më të mëdha në vend, siç është bashkia e Durrësit, shumicën e anëtarëve në këtë KZAZ do ta ketë Partia Socialiste. Por, bashkia e Durrësit është e ndarë në dy KZAZ, ndaj KZAZ-në Nr. 9 do ta drejtojë Partia Demokratike, së bashku me bashkinë e Krujës. Ndërsa Shijakun do ta ketë PS-ja. KZZ-në Nr. 12, që i korrespondon bashkisë së Elbasanit, do ta ketë Partia Socialiste, së bashku me bashkinë e Peqinit. Ndërsa bashkinë e Cërrikut, të Gramshit dhe të Librazhdit do ta ketë Partia Demokratike. KZAZ-ja Nr. 18 i përket qarkut të Fierit dhe konkretisht bashkisë së Fierit. Do të drejtohet nga PS-ja. Ndërsa PD-ja do të drejtojë KZAZ-të që ndodhen në bashkinë e Patosit dhe të Lushnjës. Partia Socialiste do të ketë shumicën e anëtarëve në KZAZ-në Nr. 24, që i përket bashkisë së Ballshit. Po kështu socialistët do të kenë shumicën e anëtarëve në KZAZ-në e bashkisë së Tepelenës, të Korçës dhe Pogradecit. Ndërsa PD-ja do të ketë shumicën në bashkitë e Përmetit, një pjesë të bashkisë së Korçës, bashkinë e Ersekës dhe të Bilishtit. Në Kukës dhe në Bajram Curri do të drejtojë PS-ja, ndërsa në Bashkinë e Krumës PD-ja. PD-ja do të ketë gjithashtu shumicën e anëtarëve në bashkitë e Lezhës, të Laçit dhe të Bushatit. Ndërsa PS-ja, në bashkinë e Rrëshenit, në Shkodër dhe në Koplik.
Të gjitha numrat tek të KZAZ-ve të minibashkive të Tiranës do t’i kryesojë PD-ja, që do të thotë se selia blu do të ketë minibashkitë 1, 3, 5, 7, 9 dhe 11. Ndërsa PS-ja do të ketë minibashkitë 2, 4, 6, 8 dhe 10. Socialistët gjithashtu do të kenë shumicën në KZAZ-në Nr. 56, që i përket bashkisë së Kamzës, si dhe në KZAZ-në Nr. 58 që i përket bashkisë së Paskuqanit. Ndërsa KZAZ-të që i përkasin qytetit të Tiranës, si ajo me numër 57, që ndodhet te shkolla “Ismail Qemali”, apo KZAZ-ja Nr. 59, që ndodhet te shkolla “3 Dëshmorët”, do të kenë shumicën e anëtarëve të Partisë Demokratike. Përsa i përket qarkut të Vlorës, në bashkinë e Vlorës shumicën do ta ketë PD-ja, e cila gjithashtu do të drejtojë edhe komunën e Livadhjasë, ndërsa PS-ja do të ketë Orikumin, Sarandën dhe Delvinën.

Kryesimi i KZAZ-ve nga partitë politike

KZAZ Nr. 01 QARKU Berat Bashkia Berat Partia Demokratike
KZAZ Nr. 02 QARKU Berat Bashkia Ura Vajgurore Partia Socialiste
KZAZ Nr. 03 QARKU Berat Bashkia Kuçovë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 04 QARKU Berat Bashkia Çorovodë Partia Socialiste
KZAZ Nr. 05 QARKU Dibër Bashkia Peshkopi Partia Demokratike
KZAZ Nr. 06 QARKU Dibër Bashkia Burrel Partia Socialiste
KZAZ Nr. 07 QARKU Dibër Bashkia Bulqizë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 08 QARKU Durrës Bashkia Durrës Partia Socialiste
KZAZ Nr. 09 QARKU Durrës Bashkia Durrës Partia Demokratike
KZAZ Nr. 10 QARKU Durrës Bashkia Shijak Partia Socialiste
KZAZ Nr. 11 QARKU Durrës Bashkia Krujë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 12 QARKU Elbasan Bashkia Elbasan Partia Socialiste
KZAZ Nr. 13 QARKU Elbasan Bashkia Cerrik Partia Demokratike
KZAZ Nr. 14 QARKU Elbasan Bashkia Elbasan Partia Socialiste
KZAZ Nr. 15 QARKU Elbasan Bashkia Gramsh Partia Demokratike
KZAZ Nr. 16 QARKU Elbasan Bashkia Peqin Partia Socialiste
KZAZ Nr. 17 QARKU Elbasan Bashkia Librazhd Partia Demokratike
KZAZ Nr. 18 QARKU Fier Bashkia Fier Partia Socialiste
KZAZ Nr. 19 QARKU Fier Bashkia Patos Partia Demokratike
KZAZ Nr. 20 QARKU Fier Bashkia Fier Partia Socialiste
KZAZ Nr. 21 QARKU Fier Bashkia Lushnjë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 22 QARKU Fier Bashkia Lushnjë Partia Socialiste
KZAZ Nr. 23 QARKU Fier Bashkia Lushnjë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 24 QARKU Fier Bashkia Ballsh Partia Socialiste
KZAZ Nr. 25 QARKU Gjirokastër Bashkia Gjirokastër Partia Demokratike
KZAZ Nr. 26 QARKU Gjirokastër Bashkia Tepelenë Partia Socialiste
KZAZ Nr. 27 QARKU Gjirokastër Bashkia Përmet Partia Demokratike
KZAZ Nr. 28 QARKU Korçë Bashkia Korçë Partia Socialiste
KZAZ Nr. 29 QARKU Korçë Bashkia Korçë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 30 QARKU Korçë Bashkia Korçë Partia Socialiste
KZAZ Nr. 31 QARKU Korçë Bashkia Ersekë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 32 QARKU Korçë Bashkia Pogradec Partia Socialiste
KZAZ Nr. 33 QARKU Korçë Bashkia Bilisht Partia Demokratike
KZAZ Nr. 34 QARKU Kukës Bashkia Kukës Partia Socialiste
KZAZ Nr. 35 QARKU Kukës Bashkia Krumë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 36 QARKU Kukës Bashkia B.Curri Partia Socialiste
KZAZ Nr. 37 QARKU Lezhë Bashkia Lezhë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 38 QARKU Lezhë Bashkia Rrëshen Partia Socialiste
KZAZ Nr. 39 QARKU Lezhë Bashkia Laç Partia Demokratike
KZAZ Nr. 40 QARKU Shkodër Bashkia Shkodër Partia Socialiste
KZAZ Nr. 41 QARKU Shkodër Bashkia Bushat Partia Demokratike
KZAZ Nr. 42 QARKU Shkodër Bashkia Shkodër Partia Socialiste
KZAZ Nr. 43 QARKU Shkodër Bashkia Pukë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 44 QARKU Shkodër Bashkia Koplik Partia Socialiste
KZAZ Nr. 45 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 1 Partia Demokratike
KZAZ Nr. 46 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 2 Partia Socialiste
KZAZ Nr. 47 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 3 Partia Demokratike
KZAZ Nr. 48 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 4 Partia Socialiste
KZAZ Nr. 49 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 5 Partia Demokratike
KZAZ Nr. 50 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 6 Partia Socialiste
KZAZ Nr. 51 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 7 Partia Demokratike
KZAZ Nr. 42 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 8 Partia Socialiste
KZAZ Nr. 53 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 9 Partia Demokratike
KZAZ Nr. 54 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 10 Partia Socialiste
KZAZ Nr. 55 QARKU Tiranë Njësia Bashkiake Nr. 11 Partia Demokratike
KZAZ Nr. 56 QARKU Tiranë Bashkia Kamëz Partia Socialiste
KZAZ Nr. 57 QARKU Tiranë Shkolla Ismail Qemali Partia Demokratike
KZAZ Nr. 58 QARKU Tiranë Paskuqan Partia Socialiste
KZAZ Nr. 59 QARKU Tiranë Shkolla “3 Dëshmorët” Partia Demokratike
KZAZ Nr. 60 QARKU Tiranë Pallati i Kulturës Partia Socialiste
KZAZ Nr. 61 QARKU Vlorë Bashkia Vlorë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 62 QARKU Vlorë Orikum Partia Socialiste
KZAZ Nr. 63 QARKU Vlorë Bashkia Vlorë Partia Demokratike
KZAZ Nr. 64 QARKU Vlorë Bashkia Sarandë Partia Socialiste
KZAZ Nr. 65 QARKU Vlorë Komuna Livadhja Partia Demokratike
KZAZ Nr. 66 QARKU Vlorë Bashkia Delvinë Partia Socialiste

Misioni i ODHIR-it takon Berishën e Ristanin
Kryeministri kërkon mision të gjerë vëzhguesish ndërkombëtar

Anëtarët e misionit të OSBE/ODHIR-it, të cilët ndodhen në Tiranë për një vizitë katërditore, kanë zhvilluar dje dy takime, me kryeministrin Berisha dhe një me kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani. Takimi me Ristanin është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nuk ka pasur asnjë komunikim për mediat, ndërsa mësohet se misioni i ODHIR-it është interesuar për përgatitjet që ky institucion po bën për zgjedhjet lokale të 8 majit. Ndërsa në takimin me kryeministrin Berisha mësohet se kreu i qeverisë shqiptare ka kërkuar që zgjedhjet në Shqipëri të vëzhgohen nga një numër i madh vëzhguesish ndërkombëtarë. Në takim, kryeministri u shprehu mirëseardhjen përfaqësuesve të ODIHR-it dhe u garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në përmbushjen e misionit të tyre të rëndësishëm. Pasi vlerësoi lart rolin e OSBE-së dhe ODIHR-it në zgjedhjet e shkuara, kryeministri Berisha i siguroi bashkëbiseduesit për angazhimin e plotët të tij personal dhe të qeverisë, në përputhje me rolin që i përcakton ligji, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme në përputhje me standardet më të larta të OSBE-së. Ai theksoi se maxhoranca mbështet çdo përpjekje të mundshme për reformim dhe përmirësim të procesit zgjedhor me kontributin e OSBE-së, në përputhje me rekomandimet e Raportit të OSBE/ODIHR-it. Përfaqësuesit e ODIHR-it e falënderuan Kryeministrin Berisha për mikpritjen e ngrohtë, mbështetjen e dhënë dhe për ftesën për vëzhgim që qeveria shqiptare i ka bërë ODIHR-it. Ata theksuan se ODIHR-i e ka konstatuar dhe vlerësuar progresin e bërë në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, si dhe shprehën gatishmërinë për kontribuar me asistencën e tyre dhe praninë e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Në përfundim, kryeministri ftoi ODIHR-in të sillte misionin më të gjerë të mundshëm për vëzhgimin e zgjedhjeve, si kontribut për rritjen e transparencës së zgjedhjeve, ftesë e cila u vlerësua shumë nga misioni i ODIHR-it.

20 Janar 2011

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›