E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstrata mijera qytetare bejne homazhe para Kryeministrise

1430
Ne fillim te bulevardit jane rreshtuar anetaret e FRESSH-it me fototgrafite e tre viktimave dhe kurora lulesh. Pas tyre ndodhen familjaret me pas ndodhet lideri i opozites me Edi Ramen dhe popullin. Gazetaret e Shekulli-t raportojne se e gjithe qendra e Tiranes eshte e mbushur me njerez.

1359
Ka nisur marshimi homazh drejt Kryeministrise. Qytetaret me ne krye kreret e opozites jane nisur nga qendra e Tiranes drejt selise se kryeministrise ku do te kryhen homazhe ne nderim te tre viktimave te 21 janarit.

1318
PS fillon shperndarjen e disa rripave te verdhe qe do te mbahen ne krah nga ana e FRESSH-it. Jane rreth 500 vete te cilet pritet qe te mbajne qetesine ne demonstrate dhe te orientojne njerezit qe do te marrin pjese ne demonstraten-homazh. Ne sfond eshte vendosur nje muzike funeber qe do te vazhdoje gjate gjithe protestes. Jane vene disa objekte anas rruges ne menyre qe demonstruesit te mos prekin policine

1300
Njerezit jane mbledhur turma-turma ne bulevard. Sheshi para kryeministrise eshte ndare ne dysh me hekura te kane vendosura nga punonjesit e bashkise ne menyre qe te realizohet qe njerezit te vijne nga nje ane dhe te largohen nga ana tjeter. Ka shume forca policie. Nga krahu i bulevardit jane forcat e policise se rendit nga krahu i piramides ndodhen forcat e nderhyrjes se shpejte
Ne zonen e Zogut te Zi raportohet se ka shume njerez qe presin ne kembe per tu nisur drejt qendres e me pas drejt bulevardit

1200
Ka filluar te boshatiset nga makinat sheshi ne te cilin do te zhvillohet demonstrata homazh. Forca te shumta policore ndodhen ne shesh duke marre masa per zbrazjen e sheshit ne pritje te demonstrates-homazh ne nderim te te vrareve te nje jave me pare pikerisht ne te njejtin vend. Policia Rrugore po merr masat per largimin e makinave nga
bulevardi Deshmoret e Kombit ndersa sipas te dhenave qarkullimi do te ndalohet plotesisht rreth ores 1330.
Gjithashtu behet e ditur qe edhe mediave u eshte kerkuar te vendosen ne nje tjeter pozicion ndryshe nga ai ku ishin vendosur gjate demonstrates se 21 janarit. Edhe pse nje dite e ftohte dhe me shi pritet qe demonstrata e sotme - homazh te kete nje numer shume te madh pjesemarresish.

Gjithashtu para selise se PS kane mberritur me dhjetera qytetare ne pritje te fillimit te manifestimit-homazh. Kane mberritur edhe buqeta dhe kurora me lule ne kujtim te te vrareve si sot nje jave me pare. Kurorat mbanin mbishkrime ne nderim te demonstruesve te vrare te vetmet parulla qe pritet te shihen sot gjate tubimit-homazh te opozites.

PS Qytetaret lutje dhe respekt asnje pergjigje ndaj provokimeve
Anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se Megi Ajtyresa u ka bere thirrje sot te gjithe pjesemarresve ne demonstraten-homazh qe te mos i pergjigjen asnje lloj provokimi teksa kerkoi respekt per policet ne detyre. Opozita e bashkuar i ben thirrje cdo qytetari pjesemarres ne demonstraten homazh qe te vije me rrobat e zise me lulet e nderimit dhe me qiririn e lutjes per nje paqe te madhe sociale mes shqiptaresh.
Asnje thirrje asnje pergjigje ndaj cfaredo provokimi gjate ecjes ne rruget e Tiranes asnje shprehje tjeter vec respekti per cdo polic qe sot eshte ne detyre.
Policia e Shtetit eshte e ftuar te beje pa asnje ngurrim te gjithe punen e domosdoshme te saj dhe cdo demonstrues eshte i thirrur te jete mirekuptues e bashkepunues me policine.
U lutemi te gjitheve te respektojne drejtimin e levizjes dhe te mirekuptojne ngadalesine e ecjes ne kushtet e posacme qe imponon solemniteti i homazheve te sotme.
Keto jane ore te renda per Shqiperine. E gjithe bota i ka syte nga ne. Te gjithe ne demonstrues e police duhet te japim sot mesazhin e nje populli te qyteteruar ne rrugen e rivendosjes se demokracise permbylli Ajtyresa. Edhe dje ne nje konference per shtyp kreu i PS-se Edi Rama kerkoi nga te gjithe pjesemarresit qe te shmangnin provokimet dhe te ndiqnin paqesisht kortezhin ne nderim te tre te vrareve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›