E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon Mejdanin e Moisiun Denojme sulmet ndaj institucioneve

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot dy ish-Presidentet e Shqiperise Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu me te cilet zhvilloi nje bisede te perqendruar ne situaten politike te krijuar dhe rolit te Kryetarit te Shtetit ne respekt dhe zbatim te Kushtetutes per zgjidhjen sa me te shpejte dhe efikase te mosmarreveshjeve politike dhe nxjerrjes se vendit nga gjendja e patolerueshme e hendekut politik mes paleve pershkallezimit te gjuhes se urrejtjes edhe ne drejtim te institucioneve te larta kushtetuese e te pavarura te vendit.

Nga ana e tyre dy ish-presidentet vleresuan lart rolin moderator dhe te ekuilibruar te Presidentit te Republikes Bamir Topi dhe apelet e vazhdueshme te tij per partite politike ku behet thirrje per vendosjen e dialogut politik konstruktiv thelbesor ne sherbim te interesave te vendit dhe te qytetareve te tij si garant i Kushtetutes dhe i unitetit te popullit.
Zoti Meidani dhe zoti Moisiu u shprehen se mbeshtesin fort rolin e Kryetarit te Shtetit duke nenvizuar rendesine e institucioneve te pavarura theksuan nevojen urgjente per rikthim ne normalitetin politik institucional si dhe qe politika dhe udheheqesit politike duhet te ndalin menjehere cdo sulm ndaj institucioneve te pavarura kushtetuese. Njekohesisht u vu ne dukje domosdoshmeria per tu lene hapesiren dhe kohen e nevojshme organeve te specializuara ligjore qe te zhvillojne nje hetim teresor profesional transparent e te paanshem.

Pasi u denua dhuna e ngjarjeve te 21 janarit dhe sulmet verbale kunder institucioneve rendit publik dhe vete jetes se qytetareve ne takim u theksua nevoja jetike e shtyrjes apo anulimit te cfaredolloj tubimi masiv publik qe mund te shkaktoje ngjarje te padeshirura e ruajtjes se gjakftohtesise dhe komunikimeve me tone te qeta te maturuara dhe mendimet vizionare ne frymen e Kushtetutes se Shqiperise - qe do te ishin hapat e pare konkrete ne kerkim te zgjidhjes se drejte per te dale nga kjo gjendje e cila cenon demokracine ne vend dhe demton rende imazhin e Shqiperise ne bote.

Presidenti takoi sot edhe perfaqesuesin e kryetarit te radhes se OSBE-se zevendesministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Lituanise Evaldas Ignatavitius dhe delegacionin qe e shoqeron ne kete vizite te tij ne vendin tone te perbere nga Ambasadori Eugen Volfart Kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Ambasadori Rytis Paulauskas i Ministrise se Puneve te Jashtme te Lituanise dhe Francesko Pagani zyrtar i mbeshtetjes se politikave ne Qendren e Parandalimit te Konflikteve prane OSBE-se ne Vjene.

Edhe kete radhe vemendja e faktorit nderkombetar eshte fokusuar ne Shqiperi per shkak te situates dhe klimes politike ne vendin tone te renduar se tepermi sidomos per shkak te ngjarjeve tragjike te 21 janarit dhe per kete gjendje ne ndajme shqetesimin e jashtezakonshem - u shpreh Presidenti Topi.

Pasi nenvizoi qendrimin e tij institucional dhe vullnetin maksimal per vendosjen e nje dialogu te menjehershem mes partive politike ne vend te shoqeruar nga pjekuria vizioni dhe toleranca politike Presidenti Topi vuri ne dukje se te gjitha keto duhet te nxiten dhe te udhehiqen nga nevoja e qytetareve shqiptare per qetesi dhe stabilitet ne sherbim te mireqenies dhe nje te ardhmeje te sigurt per ta.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›