fare i ndan dhe cfare i bashkon besimtaret

DW Shkelqesia juaj kane kaluar tre muaj qe Papa Benedikti i 16-te eshte takuar ne Erfurt ne Gjermani me perfaqesues te larte te kishes protestante. Ne ate kohe kishte shume shpresa dhe me pas pati shume zhgenjim. Cili eshte konkluzioni juaj tani
Kardinali Koch Nese i lexon perseri me qetesi fjalimet qe ka mbajtur Ati i Shenjte atehere ato jane shume shpresedhenese. Dhe une mendoj se ajo qe ai qe ka thene aty eshte udherrefyese per te ardhmen. Kjo eshte aresyeja pse une ne fakt shikoj me besim perpara per te ardhmen e ekumenizmit edhe ne Gjermani.
DW Perpara ketij takimi ju vete patet folur per nje skandal te ndarjes dhe patet shprehur shpresen se mund te kete nje permiresim. A shikoni tani hapa te metejshem a shihni hapa te tjere pavaresisht nga zhgenjimet. Cila eshte perspektiva
Kardinali Koch Pra per zhgenjim natyrisht mund te flitet vetemkur pritjet qe kane qene nuk jane permbushur dhe atehere edhe duhet diskutuar nese kane qene te justifikuara pritjet qe lidheshin me kete vizite. Papa i ka dhene ndoshta pergjigje pyetjeve qe fillimisht nuk kane qene ne rendin e dites por qe jane thelbesore. Ai ka theksuar sidomos sa e rendesishme eshte qe ne ne shoqerine e sotme kryesisht laike te deshmojme se bashku pranine e Zotit dhe ai e ka cilesuar kete detyren me te rendesishme ekumenike.
DW Te prekim nje teme delikate gjermane marrjen e sakramenteve se bashku. Qe katoliket protestantet te cilet jetojne ne martesa te perbashketa te mund te shkojne se bashku per tu kunguar dhe ne eukaristi. Qe kjo te lejohet. A shihni ndonjhe shans apo ndonje perspektive
Kardinali Koch Ky eshte nje te kuptuar i ndryshem Per ne katoliket edhe per te krishteret ortodokse natyrisht qe kemi qellim qe te mund te rrime se bashku ne tryezen e Zotit. Por kjo nuk eshte vetem nje rruge drejt ketij qellimi. Dhe ketu kemi pozicione te ndryshme. Dhe ndoshta eshte kjo ende pamundesia per te festuar se bashku eukaristine nje nxitje e madhe per te ecur perpara ne ekumeni. Dhe jo vetem te ulemi se bashku ne te njejten tryeze por edhe te kemi bashkesi pastorale.
DW Ne Gjermani katoliket protestantet e gjithe shoqeria natyrisht sidomos protestantet i kane syte drejt vitit 2017 vitit perkujtimor te fillimit te Reformacionit. shte e njohur se ju nga Roma zhvilloni bisedime me federaten boterore luterane qe prekin ceshtjet thelbesore. A shihni mundesi qe deri ne 2017 te beni perparime te metejshme
Kardinali Koch Do do te kete me siguri nje dokument te perbashket eshte komisioni i perbashket ne mes kishes katolike dhe federates boterore luterane. Perpjekja per ta thene se bashku ate qe mund te themi se bashku mbi Reformacionin. Si ne kendveshtrimin pozitiv ashtu edhe ne ate negativ. Sepse skizma nuk eshte vetem nje ngjarje pozitive qe me siguri eshte per Luteranet ne nje kuptim tjeter nga ne. Ajo eshte edhe nje kujtim i dhimbshem. Dhe une mendoj se ajo qe sot eshte shume e rendesishme eshte sherimi e kujtimeve.
DW Nese shikoni tani ne 2000 vjet te historise se kishes vitet e Reformacionit jane gati 500 vjet. A kane te dyja palet katoliket dhe protestantet te njejtin mendim lidhur me 1500 vjetet para
Kardinali Koch Kjo do te ishte nje deshire e madhe qe te mund te flitet me shume se bashku lidhur me keto 2000 vjet. Tri te katertat e te cilave i kemi te perbashketa. Dhe te flasim nga ky kendveshtrim se si ne e kuptojme Reformacionin. Si nje nderprerje te plote me ate qe ka qene perpara apo sic e shihte vete Martin Luteri. Ai nuk donte te themelonte nje kishe te re ai donte nje perteritje te Kishes.
DW Jemi ulur ketu se bashku ne Vatikan. Na pershkruani shkurtimisht pershtypjen tuaj nga takimi ne Erfurt
Kardinali Koch Me siguri qe eshte vene re se sa rendesi ka ekumenizmi per Atin e Shenjte se ky eshte nje shqetesim i vecante per te. Eshte vene re se sa pozitivisht ka folur ai per Martin Lutherin. Dhe se sa te thella i konsideron ai rrenjet e ekumenizmit dhe me duket se kjo ka sjelle levizje.
DW Te Krishteret festojne Krishtlindjet ne te gjithe boten ne keto dite. Une dua te hedh pak uthull ne veren e gezimit festiv. Ne Gjermani vetem vitin e kaluar 180 000 katolike jane larguar nga kisha po ashtu edhe shume protestante. fare u thoni ketyre njerezve cfare u thoni njerezve te dale nga kisha se cila eshte domethenia e Krishtlindjeve Pse eshte kaq e rendesishme kjo feste
Kardinali Koch Kjo feste eshte kaq e rendesishme se ajo na tregon se Zoti nuk eshte nje realitet i larget por na ka ardhur fare prane. shte si ne marredheniet ndermjet njerezve. Ate tjetrin e njeh vetem atehere kur ia njeh fytyren. Dhe Krishtlindjet do te thone se Zoti na ka treguar fytyren e tij te vertete. Qe eshte nje fytyre njerezore. Ai vete eshte bere njeri dhe i dukshem ne nje fytyre njeriu dhe ne kete menyre jo nje realitet i larget por brenda nesh ne mesin tone.
DW A eshte koncepti i te berit njeri te cilin rrethet brenda kishes e perdorin si te vetekuptueshem a eshte ai edhe sot i kuptueshem a shikoni ketu ndonje pengese Apo si mund te shpjegohet kjo
Kardinali Koch Jo une mendoj se kjo eshte ura me e madhe lidhese qe ka ndertuar vete Perendia. Nga perjetesia brenda ne kohe nga qielli ne toke qe ajo vete ka bere rrugen e qenies njerezore dhe e ka perjetuar te qenit njeri me anet e madherishme dhe me anet e erreta. Prandaj ne kemi fatin te njohim nje Perendi qe e njeh gjendjen e te qenit njeri.
DW Krishtlindjet festohen jo vetem nga te krishteret ne Perendim por edhe nga te krishteret ortodokse por prej tyre ne nje tjeter date. Ka data te ndryshme te Krishtlindjeve. Dhe ka data te ndryshme te Pashkeve. A eshte kjo nje shenje tjeter e ndarjeve e ndarjes se kishes apo eshte nje shenje e diversitetit te gjalle
Kardinali Koch Nuk duhet te jete patjeter shenje e percarjes mund te jete edhe nje shenje e diversitetit. Pikerisht Krishtlindjet jane nje mister me te vertete i madh qe nuk mund tia nxjerresh kurre fundin dhe nese ortodokset festojne me shume se ne Epifanine paraqitjen e Zotit kete mister atehere veme thekse te ndryshme. Dhe ekumenizmi do te thote ne fakt shkembimi dhuratave qe ne te pasurojme njeri-tjetrin dhe keshtu te mund te kontribuojne ne diversitetin e krishtere. Sigurisht se do te ishte mire nese ne do te gjenim menyra te perbashketa por kjo nuk duhet te zvogeloje diversitetin e aspekteve.
DW fare mendoni ju personalisht si i krishtere kur ne Evropen Qendrore prej kohesh eshte bere tradite qe festa e Krishtlindjeve te kuptohet ne lidhje me pemen me dhuratat nganjehere edhe me kenget por jo me ne lidhje me mesazhin e besimit dhe qe ajo nuk eshte me feste fetare
Kardinali Koch Une mendoj se nuk ka kuptim qe te polemizojme kunder traditave. Ato jane dhe kane ne fund te fundit rrenje te krishtera. Une mendoj se do te ishte shume me mire nese vazhdojme te ruajme zakonet dhe te perpiqemi ti thellojme ato. Pikerisht shkembimi i dhuratave simbolizon dhuraten me te madhe qe na ka bere Zoti duke u bere vete njeri. Dhe pema e Krishtlindjeve ka ne fakt rrenje te krishtera vjen nga lojerat e parajses ne Mesjete ku tregohet qe zanafilla e paqes e dashurise rikthehet permes Krishtlindjeve. Ne duhet ti kuptojme zakonet perseri nga permbajtja e tyre e krishtere.
Autor Christoph Strack
Redaktoi Angjelina Verbica