Demonstrata, studentët takojnë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë
Takimi ishte një shenjë mirënjohje dhe solidarizimi me aktin e forcave të rendit që më vetëmohim dhe sakrificë të pashembullt, i rezistuan sulmeve anarkiste që ju bënë institucioneve të vendit në datën 21 janar. Të rinj dhe të rejat nga Universiteti i Tiranës u takuan dhe u dhuruan lule efektivave që ishin në vijën e parë të mbrojtjes së institucioneve dhe u shprehën atyre falënderimet në emër të gjithë studentëve të Tiranës.
“Jemi këtu pranë jush në emër të të gjitha vajzave student të qytetit të Tiranës për tu shprehur mirënjohjen e thellë për mbrojtjen që ju i keni bërë institucioneve dhe rendit kushtetues në datën 21 janar. Falë jush ne sot ndihemi më të sigurta në jetën e përditshme, kur shkojmë në shkollë si dhe në aktivitetet e tjera sociale e në çdo aspekt të jetës sonë. Faleminderit për gjakftohtësinë dhe guximin tuaj!”, tha studentja e Juridikut Amarilda Halilaj.
Studentët u takuan dhe me efektivin e FNSH-së, Amaraldo Yzeiraje, i cili në momentin e sulmit, edhe pse ishte në një moment kritik nën breshërinë e gurëve dhe sendeve të forta të turmës, ngriti lart flamurin kombëtar duke mos e lënë atë të përdhosej nga turma e cila kërkonte rrëzimin e institucioneve. /Start/
2011-01-26 17:35