E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë, partia qeverisëse zgjedh kreun e ri

Partia Fianna Fail, dominuese për një kohë të gjatë në Irlandë, shpalli se në postin e kreut të partisë është vënë ish-ministri i Jashtëm, Majkëll Martin.

"Mijkell Martin është zgjedhur si lideri, i teti në radhë, i partisë Fianna Fail”, shkruhet në faqen në Twiter të Partisë.

Partia, e cila pritet të përballet me zgjedhjet e përgjithshme muajt e ardhshëm, ka shënuar rënie në sondazhe teksa qeveria përballet me një krizë të tmerrshme financiare.

Pritet që së shpejti, parlamenti të kalojë paketën e ndihmës ndërkombëtare për ekonominë irlandeze, e cila kap shifrat e 85 miliardë eurove.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-26 17:34
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›