Demonstrata, mbërrin eksperti i parë amerikan

Kërkesa u bë nga Prokuroria e Përgjithshme dy ditë më parë, kërkesë e cila u përkrah nga vetë ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu por edhe nga kryeministri Berisha për të hetuar në detaje ngjarjen.
Eksperti i hetimit ka ardhur nga radhës e FBI-së, i cili fillimisht ka zhvilluar takime me prokurorët shqiptarët të çështjes së demonstratës së dhunshme.
Mbrëmjen e shkuar tek Prokuroria e Përgjithshme është parë edhe prokurorja amerikane të Departamentit të Drejtësisë, Cynthia Eldrige, e cila ka një mandat 2-vjeçar në Shqipëri si këshilltare për prokurorët e njësisë task forcë. Hetimet për ngjarjen e dhunshme me pasojë 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nisën që me 21 janar.
Që prej asaj dite, Prokuroria shqiptare ka marrë dëshmi, por kryesisht hetimet po zhvillohen duke analizuar pamjet filmike të regjistruara në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, organet e hetimit kanë kërkuar pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e kryeministrisë. /S.Ll/Start/
2011-01-27 09:24