Demonstrata vershojne autobuset nga rrethet

Nga shume qytete të vendit, nga veriu në jug, janë të shumtë personat që po udhëtojnë drejt Tiranës.
Nga qyteti i Korces janë nisur mbi 25 autobuzë, ndërsa janë mijëra qytetarë, anëtarë dhe sipmatizantë të PS dhe partive të opozitës që do të përfshihen në demonstratën e paralajmeruar.
Sipas të dhënave nga dega e Partisë Socialiste në Korcë, në orët e para të mëngjesit është bërë nisja e të paktën 120 mjeteve të vogla nga qyteti dhe rreth 25 autobusë.
E njëjta situatë është edhe në qytetin e Vlorës, ku mëngjesin e sotëm është organizuar nisja e pjesëmarrësve të kësaj proteste.
Ndërkohë, raportohet që më herët janë nisur mjetet nga Saranda, Gjirokastra, Berati dhe Fieri, prej të cilit janë nisur mbi 40 autobusë.
Raportohet se një numër i madh mjetesh transporti me qytetarë që duan të marrin pjesë në demonstratë janë nisur edhe nga Kukësi, Shkodra, Lezha dhe shume qytete të tjera.
Ndërkohë, në mesditë u nisën mjetet edhe nga Elbasani dhe Durrësi. Në qytetin e Shkodrës, nga ku paradite u nisën shumë mjete, raportohet se policia ndaloi për disa minuta autobusët dhe furgonat për të verifikuar dokumentat.