E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Demonstroni gatishmëri për reformat integruese”

07-09-2011 / Gazeta 55

Eduart Kukan, mesazh politikës shqiptare

Parlamenti Evropian i kërkon politikës shqiptare që të bashkojë votat për të miratuar ligjet që nevojiten për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 
Apeli është përsëritur me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar në Tiranë, nga kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan.
Në mesazhin drejtuar ligjvënësve shqiptarë, Kukan thekson se, “Parlamentarët shqiptarë duhet të demonstrojnë gatishmëri për adoptimin e legjislacionit që kërkohet për integrimin në BE. Të gjitha forcat politike duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar 12 prioritetet e ngritura nga KE”.
Kukan tha midis të tjerave, se përshëndeste vendimin e opozitës për të rifilluar aktivitetin parlamentar.
“Përshëndes vendimin e opozitës për të rifilluar aktivitetin parlamentar. Ky është një hap pozitiv drejt normalizimit të dialogut në vend. Të gjitha partitë duhet të punojnë në mënyrë efikase për reformën zgjedhore dhe të garantojnë një kornizë të qartë për procese zgjedhore në të ardhmen”, tha ndër të tjera Kukan.
Gjithashtu, kreu i delegacionit për Evropën Juglindore ka kërkuar gjithashtu që të nisë reforma zgjedhore, në mënyrë që të garantohet një kornizë ligjore sa më efektive për zgjedhjet e ardhshme.
Dy ditë më parë, Kuvendi nisi punimet e tij për sesionin e ri parlamentar, me pjesëmarrjen edhe të opozitës, e cila theu bojkotin e saj dy vjeçar.
Kryeministri Sali Berisha, ripërsëriti vullnetin dhe angazhimin e mazhorancës, për përmbushjen e reformave integruese. Për sa i ëprket reformës zgjedhore, kryeministri Berisha, duke e ftuar opozitën të bëhet pjesë e kësaj reforme, garantoi se do të marrë parasysh të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›