E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Tiranë i humbi Edi Rama, por dorëheqjen e ha Besnik Bare

07-09-2011 / Gazeta 55

Konfliktet e post humbjes së PS-së më 8 maj - jep dorëheqjen kreu i PS-së, për qytetin e Tiranës

Viktimë e parë e humbjes së zgjedhjeve të Tiranës, ndërsa duhet të ishte kryesocialisti Edi Rama, ka qenë dje “një peshk i vogël”,  sikurse Bensik Baraja, kreu i kësaj partie për kryeqytetin, i cili ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi degës së kësaj partie. Në një sqarim mbi një lëvizje të tillë, ish-kryetari i PS-së për këtë bashki u shpreh se “me largimin tim unë i hap rrugë ndryshimit dhe reformimit të Partisë Socialiste” .
Menjëherë pas largimit të Besnik Barajt, lidershipi socialist ka komanduar deputetin Saimir Tahiri të mbajë postin e kryetarit të PS-së për Bashkinë e Tiranës, deri në zgjedhjet e reja për këtë post, proces i cili pritet të nisë përgjatë këtij muaji, duke u finalizuar deri në kongresin socialist të 5 nëntorit.
Burime pranë selisë rozë bën me dije se një vendim i tillë i deputetit Baraj ka ardhur më së shumti i imponuar nga qëndrimi i lidershipit socialist, për shkak të rezultatit që kjo parti mori në zgjedhjet lokale të 8 majit. Ndërkohë që të tilla lëvizje pritet të vijojnë dhe në ditët në vazhdim për shkak se prej kohësh në të gjitha strukturat e PS-së, duke nisur nga qendra në bazë, ka nisur analiza e thellë e rezultatit zgjedhor të kësaj partie.
Në intervale të ndryshme kohore, deputetët e Partisë Socialiste kanë dhënë llogari te lidershipi socialist për rezultatin që mori kjo forcë politike në zgjedhjet lokale të 8 majit, pasi ato ishin përcaktuar më herët si drejtuesit kryesorë të garës që lanë pas.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›