E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstruesit sulmohen nga policia - Perleshje ne rruget e kryeqytetit te Malajzise

Ne drejtim te turmes u hodh gaz lotsjelles u perdoren shkopinjte e gomes dhe kamionet qe hedhin uje me presion shperndane demonstruesit e mbledhur sot ne mesdite 09.07. ne afersi te stadiumit te pavaresise Merdeka ne Kuala Lumpur. Mijera police kishin rrethuar qe nga mesnata gjithe kryeqytetin e Malajzise Kuala Lumpur. Te gjitha rruget hyrese edhe linjat hekurudhore u bllokuan. Nderkohe jane arrestuar rreth 650 demonstrues. Reformasi - reforma bertisnin ata fort para se te futeshin ne perdorim ujehedhesit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga protestat e vitit 2009 ne Malajzi

Gjithe mengjesin policia kontrolli kalimtaret ne qendren e qytetit pothuajse te boshatisur. Edhe Omar Moktar Bin Abdullah eshte kontrolluar nga forcat policore.

Policia kryen punen e saj. Ajo na tha qe ne duhet te largohemi nga ketu. Por ne jemi te shqetesuar se ata mund te qellojne ne cdo moment.

Grupi Besih 2.0 i cili angazhohet per me shume demokraci dhe nje sistem te drejte zgjedhor ne Malajzi kishte bere thirrje per sot per zhvillimin e nje demonstrate te madhe ne Kuala Lumpur. Ne demonstrate priteshin te merrnin pjese deri ne 100 mije njerez. Shefi i policise malajziase Ismael Omar vleresoi se protesta mund te rrezikonte rendin dhe qetesine ne kryqytet prandaj nuk dha lejen e nevojshme per zhvillimin e protestes.

Megjithate ne qender te Kuala Lumpurit u mblodhen mijera demonstrues ne mesin e tyre shume gra te mbuluara te cilet nuk deshen tiu binden paralajmerimeve te policise. Sipas reporteres se kanalit te lajmeve Channel News Asia policia reagoi shpejt dhe me ashpersiBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Anwar Ibrahim

Ketu ne Qendren Tregtare vetem ca metra larg Sheshit te pavaresise gjendja eshte absolutisht kaotike. Vazhdimisht policia qellon me gaz lotesjelles qe prej se mijera demonstrues u grumbulluan perkunder ndalimit per ta bere nje gje te tille. Kjo gjendje eshte e padurueshme. Mua mu desh te largohem. Helikopteret fluturojne panderprere mbi kryeqytet.

Gjate perleshjeve me policise thuhet te jete plagosur edhe lideri i opozites Anwar Ibrahim.

Sipas planifikimeve vitin e ardhshem ne Malajzi do te kete zgjedhje. Grupi Bersih 2.0 - Bersih do te thote pasterti kritikon blerjen e perhapur te votave dhe kerkon akses te lire tek mediet me te rendesishme te vendit si dhe fushata me te gjata elektorale.

Malajzia qe nga shpallja e pavaresise ne vitin 1957 qeveriset nga aleanca partiake Fronti Kombetar. Kryeministri Najib Razak edhe pse mund te mburret me sukseset e arritura ekonomike megjithate ndodhet nen presion per shkak te konflikteve te vazhdueshme etnike dhe fetare ne Malajzi.

Autor Udo Schmidt / Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›