Ndarje pa paqe Sudani i Jugut i pavarur

Ajo per te cilen druheshin shume vezhgues per shume vjet ndodhi pak para pavaresise se Sudanit te Jugut kane shperthyer perleshje te ashpra midis trupave ne Veri dhe Jug te vendit vecanerisht ne rajonet e kufirit Veri-Jug si Abyei dhe Kordofani i Jugut. Ceshtje te rendesishme si perkatesite territoriale mbeten ende te hapura dhe mbeten te diskutueshme ne popull. Ne fund te majit qeveria e Veriut pushtoi rajonin e pasur me nafte Abyei. Per kete rajon pretendime kane te dyja palet. Dhe megjithese Keshilli i Sigurimit te OKB-se vendosi qe ta cmilitarizoje kete rajon nuk eshte e qarte nese helmetkaltrit do te jene ne gjendje te ruajne armepushimin. Bildunterschrift Referendum per pavaresine
Faisal Mohamed Sali ekspert i Sudanit nga Khartumi mendon Palet e konfliktit jane jo vetem ne rajonet e Veriut dhe te Jugut. Ka grupe popullore ato te Misseriayas nga Veriu dhe te Dinka-Ngok nga Jugu. Ato jane pjese e problemit por duhet te behen pjese e zgjidhjes. Nese qeverite bien dakord pa marre parasysh mendimin e grupeve popullore atehere dakordimi nuk vihet ne jete.
Pushtimi i Abyeisit beri qe para se gjithash mijera vete nga rajoni te arratisen ne jug. Vec tyre deri ne fund te vitit priten me shume se 100 mije vete nga veriu. Te gjithe ata vijne me shpresa te medha dhe shpresojne te jetojne ne siguri. Kjo ne nje kohe kur jugu nuk mund te ofroje shume sepse atij i duhet qe me pare ta ndertoje infrastrukturen e tij. Gjithcka duhet te krijohet ende. Pas 50 vjetesh lufte me Veriun nuk ka thuajse fare rruge nuk ka furnizim me uje qe te funksionoje pak elektricitet dhe vetem nje rrjet te dobet sherbimesh. Megjithate ekziston shpresa per te ardhmen. Gazetarja Josephine Achiro nga Juba i njeh mire problemet e Sudanit te Jugut Ne e fillojme vertet nga zeroja. Une mendoj se vendi im dhe popullata e tij si dhe qeveria do te punojne me te gjitha fuqite per te sjelle investime te huaja ne vend. Njerezit do te punojne token pjellore dhe ne kemi naften e Abyeit. Te gjitha keto do te na ndihmojne. Ne jemi te gatshem te fillojme nga zeroja. Bildunterschrift Referendum per pavaresine
Edhe ne Kordofanin Jugor ne kufi me Sudanin e Jugut ne fillim te qershorit shperthyen luftime midis ushtrise se Sudanit te Veriut dhe Ushtrise Popullore Clirimtare sudanezojugore. Ne kete rajon i cili eshte pjese e veriut jetojne si grupet popullore afrikane Nuba dhe Dinka ashtu edhe grupe te ndryshme me origjine arabe. Nubat dhe Dinkat luftuan per vite te tera ne anen e jugut. Prandaj mosbesimi nga ana e Khartumit ndaj tyre eshte i madh. Kahlid Abdu Dahab nga parlamenti panafrikan nje nenorganizate e Bashkimit Afrikan mendonNdryshimet kulturore jane berthama e problemit. Ky rajoni i Kordofanit jugor mbeti per nje kohe te gjate i pazhvilluar. Prandaj nuk duhet ngatrruar problemi me ate te Abeyit nje rajoni te diskutueshem midis Veriut dhe Jugut.
Autor Lina Hoffmann/ Auron Dodi
Redaktoi Aida Cama