E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita e bashkuar gati per proteste. Flasin Dule Milo e Koci

Vangjel Dule, Paskal Milo dhe Petro Koci kane deklaruar publikisht pjesemarrjen e partive te tyre ne protestes e 21 janarit. Sipas tyre, qytetaret nuk kane me asnje alternative tjeter pervecse te kerkojne largimin e qeverise Berisha.

"Si asnjëherë tjetër të bashkohemi në 21 janar për të demostruar vendosmërinë tonë të palëkundshme për demokraci funksionale, për shtet të së drejtës, për votë të lirë, për të ardhme të afërt europiane. Zoti Berisha nuk mund të ndryshojë asgjë, duke mbyllur sytë përpara realitetit, në politikë ndërgjegjësimi për mbarimin e kohës politike dallon burrat e shtetit nga aventurierët e rastësishëm", tha Vangjel Dule, kreu i PBDNJ.

"Këtej e tutje janë vetë shqiptarët, është vetë populli shqiptar që duhet të marr në dorë largimin e kësaj qeverisjeje, të kësaj maxhorance nga një pushtet që përditë e më shumë po bëhet i rrezikshëm, jo vetëm për shqiptarët, për njerëzit e thjeshtë, por po bëhet i rrezikshëm për fatet e Shqipërisë europiane", deklaroi kreu i PDS-së, Paskal Milo.

"Opozita e bashkuar e ka për detyrë që pas djegies provokative të fletëve të votimit dhe pas shfaqjes së shëmtuar të korrupsionit qeveritar në mënyrë të regjistruar në mediat e vendit të orientojë cdo zgjidhje politike drejt një demokracie reale ku qytetari të thotë fjalën e vet", u shpreh Petro Koci, kreu i PSV '91.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›