E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, helmimii 38 fëmijëve jetimëpolicia nis hetimet

KORCE- Vijojne hetimet për helmimin e 38 fëmijëve jetimë të qendrës Tjetër vizion” nga Elbasani,
gjatë qëndrimit të tyre në një prej resorteve turistike në fshatin turistik të Korcës, Voskopojë.

Grupi i turistëve të vegjël elbasanas që ishin dje për ekskursion përbëhej nga 80 fëmijë. Pas vizitës në objektet e lashta kulturore e historike të kësaj qyteze të njohur, ata drekuan. Një pjesë kanë konsumuar ushqimet që kishin me vete, ndërsa të tjerët kanë drekuar në restorantin "Akademi" të Voskopojës.
Mësuesit thanë se 38 prej fëmijëve që drekuan në restorant, u helmuan nga ushqimi.
Policia ka marrë në pyetje personelin e restorantit “Akademia', ku kishin drekuar fëmijët. Ata nuk kanë pranuar që fëmijët të jenë helmuar nga konsumimi i ushqimeve në restorant.

Nga kontrolli i ushqimeve rezultoi se në pamje të parë nuk ka pasur probleme, ndërkohë që do të jenë analizat e Institutit të Shëndetit Publik në Korcë që do të vërtetojnë nëse helmimi erdhi nga ushqimi i konsmuar në këtë restorant,bënë të ditur burimeve nga policia të cituara nga NEWS24.

Përgjigjet e analizave do të dalin pas tre ditësh ndërkohë gjëndja shëndetësore e fëmijë është përmirësuar dhe të gjithë kanë dalë nga spitali.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›