Dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve, 350 dosje kanë mangësi
TIRANE- Nga ana e ish-të përndjekurve ka mjaft paqartësi lidhur me dokumentacionin që duhet paraqitur pranë strukturave përkatëse për përfitimin e dëmshpërblimit financiar, duke bërë që një numër i konsiderueshëm dosjesh të mbeten në Sektorin e Pagesave e të Dëmshpërblimeve për ish-të Burgosurit Politikë, pa i dhënë mundësinë kësaj strukture të procedojë me shlyerjen e kësteve të ishtë përndjekurve.
Sipas kreut të kësaj strukture, Lekë Hajdarit, janë të paktën 350 dosje të tilla, me mangësi të konsiderueshme në dokumentacion. Sektori i Pagesave gjatë ditëve në vazhdim do të bëjë publike dosjet, në mënyrë që të interesuarit të paraqiten për të plotësuar dokumentacionin e munguar, shpjegon Hajdari, ndërkohë që Ministria e Financave ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën e dokumenteve që duhen paraqitur nga ana e ish-të përndjekurve për të përfituar këstin e dytë të dëmshpërblimit.
Zoti Hajdari, në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave është publikuar një listë me dokumentacionin që duhet të paraqesë çdo i dënuar për të përfituar këstin e dytë të dëmshpërblimit. Për çfarë bëhet fjalë?
Ka paqartësi, madje shpesh edhe mangësi, nga ana e ish-të dënuarve për dokumentacionin që duhet të paraqesin për të përfituar këstin e dytë, kështu që u bsëhet e ditur çfarë duhet të paraqesin pranë zyrës sonë për të përfituar shumat përkatëse. Nga ana tjetër, gjatë kësaj kohe disa përfitues kanë ndryshuar gjendjen civile, kështu që edhe këta duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës për të përfituar shumat e dëmshpërblimit.
Kur flisni për dosje me mangësi, çfarë keni parasysh?
Mangësi nga më të ndryshmet, deri në pikën kur mungojnë edhe pikat e kontaktit, një adresë apo një numër telefoni ku t'i kontaktojmë. Në zyrë kemi krijuar një mikroarkiv prej rreth 150 dosjesh, me kërkesa, dokumente apo dëshmi të ndryshme, që na janë dërguar nga njerëz, të cilët nuk kanë shënuar asnjë të dhënë për veten. Bëhet fjalë për dokumente që na dërgohen me postë, pa u shoqëruar me asnjë të dhënë për personin për të cilin bëhet fjalë. Por më problematike është një arkivë tjetër me rreth 350 dosje me mungesa në dokumentacion. Shumë shpejt do të publikojmë nëpër media këto 350 dosje, në mënyrë që të interesuarit të paraqiten për të bërë plotësimet e nevojshme, për të bërë kështu të mundur përfitimin e dëmshpërblimit. Është e domosdoshme që ish-të dënuarit çdo certifikatë, raport, apo të dhënë që na dërgojnë, ta shoqërojnë me ermin e personit, numrin e dosjes dhe një numër kontakti, për të na dhënë mundësinë ta kontaktojmë.
Në ç'pikë është aktualisht shlyerja e dëmshpërblimeve për të përndjekurit?
Vazhdojnë pagesat e dy kësteve të para të dëmshpërblimit. Nëpër media publikojmë vazhdimisht dy lloj listash: pagesat e këstit të parë dhe ato të këstit të dytë. Për sa i përket kategorisë e parë, bëhet fjalë për dosjet që miratohen në vazhdimësi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat nisin të marrin këstin e parë të dëmshpërblimit. Në kategorinë e dytë bëhet fjalë për ata ish-të dënuar mbi moshën 65- vjeçare, të cilët janë gjallë dhe kanë nisur të përfitojnë këstin e dytë.
Sa është aktualisht numri i ish-të dënuarve që përfitojnë dëmshpërblim financiar? Po numri i aplikantëve në pritje që t'u njihet e drejta për dëmshpërblim?
Në 23 vendime të Këshillit të Ministrave gjatë gjithë këtyre viteve u është njohur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar më shumë se 11700 ish-të dënuarve. Numri i njerëzve që kanë aplikuar për t'iu njohur statusi i ish-të dënuarit politik është 23 mijë në total.
Numri i aplikimeve është më shumë se dyfishi i dosjeve të miratuara. Si do të veprohet me gjysmën tjetër?
Janë në shqyrtim të vazhdueshëm të Ministrisë së Drejtësisë, e cila na kalon dosjet që miratohen me t'u plotësuar dokumentacioni i nevojshëm. Janë tri autoritete përgjegjëse nga të cilat varet miratimi i dosjeve të aplikantëve. Ministria e Drejtësisë, autoriteti përgjegjës që shqyrton kërkesat, Këshilli i Ministrave, autoriteti përgjegjës, i cili miraton vlerat e dëmshpërblimeve si dhe Ministria e Financave, që bën shpërndarjen.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)