E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblimi i ish-pronarëve, AKP shpall listën e fituesve

TIRANË - Janë bërë sot të ditur emrat e 211 personave që përfitojnë dëmshpërblim nga shteti, për pronën. Drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çefa u shpreh se fondi për 2009-ën është 1 miliardë e 274 milione lekë.

Në përfundim të vlerësimit, kane rezultuar fitues nga fondi i kompensimit të këtij viti, 211 subjekte të shpronesuar sipas renditjes kronologjike te datës se vendimit. Personat që janë klasifikuar duhet të paraqiten në zyrat e AKKP-së, nis nga data 18 nëntor për të depozituar numrin e llogarisë në të cilin do t'iu kalojnë shumat respektive.

Në AKKP kishin mbërritur 521 kërkesa nga persona që kërkonin dëmshpërblim por vetëm një pjesë e tyre kanë arritur të klasifikohen si fitues. Çefa sqaroi se ata që kanë aplikuar para datës 1 tetor 1996 nuk rezultojne ne listen e fituesve, pasi janë skaulifikuar për një sëtë arsyesh, si: Kanë përfituar kthim prone me vendimin për te cilin kane aplikuar apo me vendime te tjera. Kane perfituar ata vete apo nje pjese e trashegimtareve te tyre toke nga ligji 7501. Kane pasur pasaktesi thelbesore hartografike ne vendimet e tyre, cka e ka vene AKKP ne pamundesi ligjore te trajtimit pozitivisht te aplikimit te tyre. Kane pasur mungesa te dokumentacionit ligjor shoqerues te aplikimit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›