E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, shënohet viktima e parë në Kosovë

PRISHTINE - Një pacient i infektuar me virusin e gripit të derrave vdiq mbrëmë në kliniken e Infektivit në Prishtine. Sipas burimeve nga kjo klinike, pacienti i moshës 31 vjeç i lindur në Drenice, vuante nga një pneumoni kronike.

Mësohet se pacientit i ishin shfaqur simptomat e virusit A/H1N1 në datën 25 tetor.

Por sipas mjekeve, ai u paraqit shume vone ne spital, pas datës 8 nëntor dhe si rrjedhojë ishte shume vone për t'i shpëtuar sëmundjes. 31 vjeçari kishte ardhur nga Sllovenia ku duket se edhe ishte infektuar me gripin e derrit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosove 32 persona janë prekur nga gripi i derrave. Vdekja e parë na virusi i rrezikshëm ka bërë autoritet të porosisin popullatën që t'i drejtohen mjekut kur kanë shenja gripi.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›