Dëmshpërblimi i të përndjekurve, Topi dekreton ligjin
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi të premten disa ndryshime në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist", i cili synon zgjerimin e rrethit të përfituesve për të krijuar barazi në trajtimin e kësaj shtrese. Ligji i miratuar nga Kuvendi më 2 prill me votat e mazhorancës, ishte propozuar nga Ministria e Drejtësisë, në mbështetje dhe plotësim të iniciativës ligjore të deputetit të PD-së, Astrit Bushati. Ai parashikon dëmshpërblim për familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30 nëntor 1944 - 1 tetor 1991. Diskutimi i ligjit u shoqërua me debate të forta në Parlament për shkak të qëndrimeve të kundërta nga të dy palët. Ndërsa mazhoranca e cilësoi ligjin një akt ligjor dhe njerëzor ndaj ish-të përndjekurve të regjimit komunist, opozita tha se ai dëmshpërblen kolaboracionistët. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Presidenti Topi dekretoi dje edhe një ndryshim në ligjin "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", “Për administratën detare të Republikës së Shqipërisë” dhe ligjin “Për miratimin e disa shtesave e ndryshimeve në “Marrëveshjen e koncesionit të formës “BOT” për ndërtimin dhe shfrytëzimin e pontilit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre në zonën bregdetare të Porto - Romanos, Durrës”, ratifikuar me ligjin nr. 9298, datë 28.10.2004, të ndryshuar”.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009