PS: RTSH është kthyer në televizion privat të qeverisë
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste i ka kërkuar Këshillit Drejtues të RTSH-së që të heqë dorë nga përdorimi politik i këtij televizioni dhe të balancojë sipas ligjit lajmet që transmeton. Sipas sekretarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Musa Ulqini Radiotelevizoinit Publik Shqiptar po funksionon si televizion privat i qeverisë. “Ekipi drejtues i këtij institucioni nën presionin e fortë të qeverisë, i detyron gazetarët të shkelin çdo ditë ligjin për mënyrën se si transmetuesi i vetëm publik në vend duhet të informojë publikun”,- u shpreh ai. Musa Ulqini tha se sipas tij, në 160 emisionet speciale të transmetuara vitin e kaluar nga RTSH, 80 për qind e tyre kishin në qendër të tyre kryeministrin Sali Berisha dhe ministrat e tij, as edhe një "speciale" e vetme nuk trajtonte problemet dhe shqetësimet e ngritura nga opozita. “Ne i kërkojmë Këshillit Drejtues të RTSH-së - deklaroi Ulqini - të respektojë ligjin dhe qeverisë të heqë dorë nga keqpërdorimi i tejskajshëm politik i RTSH-së”.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009